E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia kerkon Albino Prudentinon. Mberrin dosja e ekstradimit

Prokuroria italiane ka derguar ne gjykaten e shkalles se pare ne Vlore kerkesen per ekstradimin e nje prej krereve te organizates Sacra Corona Unita Albino Prudentino. Kerkesa per ekstradim permban edhe te gjitha akuzat qe rendojne mbi Prudentinon qe jane trafiku i droges grabitje ne rrethana renduese dhe bashkepunim kriminal i tipit mafioz.

Pak dite me pare djali i te pandehurit ne nje dalje per mediat kerkoi ekstradimin e te atit ne Itali per tu gjykuar nga drejtesia italiane por prokuroria shqiptare kerkon gjykimin Prudentinos ne Shqiperi dhe me pas ekstradimin e tij ne Itali. Pritet qe ne fillim te muajit dhjetor te zhvillohet seanca gjyqesore ne te cilen do te vendoset ekstradimi ose jo i Prudentinos per tu gjykuar ne Itali.

Albino Prudentino u arrestua ne 29 shtator pas nje aksioni te mireorganizuar ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore aksion ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar ne ndalimin e pjesetareve te organizates mafioze Sacra Corona Unita pjese e se ciles eshte edhe Albino Prudentino aktivitei criminal i te cilit dyshohet te jete i shtrire ne te gjithe Ballkanin.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›