Regjistrimi i Kombësisë peticioni i Aleanca ‘Kuq e Zi’ firmoset nga studentët
TIRANE-Qyteti Studenti ne Tirane ka qënë ndalesa e radhës së Aleancës “Kuq e Zi” për firmosjen e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë me bazë etnije dhe feje.
Peticicioni është vendosur në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti ndërkohë që po vijon të firmoset nga qindra studentë.
Përfaqësues të Aleancës “Kuq e Zi” në tubimin me studentët janë shprehur se shqiptarët e duan regjistrimin e popullsisë, por jo falsifikimin e saj.
Sipas përfaqësuesve të aleancës është një turp i madh shitja e kombësisë me para ndërsa theksojnë se maratona për firmosjen e peticionit do të vijojë në çdo qytet të vendit.
Ndërkohë deri më tani qytetarë të shumtë të qyteteve Vlorë, Tiranë dhe Elbasan kanë firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.
(d.b/BalkanWeb)