E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Regjistrimi i PD-së për zgjedhjet e 14 majit, KQZ shqyrton nesër kërkesat e Alibeajt dhe Berishës

Në mbledhjen e radhës së tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur  shqyrtimi i kërkesave të forcave politike për regjistrimin e tyre në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj të këtij viti.

Konkretisht ditën e nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë edhe kërkesat e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhje.

Kjo e fundit vijon të mbetet në dyert e gjykatës teksa Apeli riktheu për shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë se kujt i përket vula, grupit të “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha apo ajo e grupit zyrtar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Nga ana e tij,  kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është shprehur se institicioni që ai drejton do të bazohet dhe do të marrë një vendim për regjistrimin e tyre referuar në dokumentet që të dyja grupimet kanë dorëzuar në KQZ.

Deri më tani janë rreth 50 parti që kanë shprehur interesin e tyre për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa në rendin e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte përfshirë partitë kryesore, por subjektet pa peshë elektorale të cilat kanë kërkuar të regjistrohen në KQZ dhe të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Përgjatë kësaj mbledhjeje u diskutua edhe caktimi i kandidatëve në listat shumë-emërore.

Çështje për shqyrtim rishtas

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. 

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. 

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79, datë 1.3.2023, të Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, “Për akreditimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›