E Martë, 3 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsisë në Gjirokastër, minoriteti grek kërkon proces korrekt

Instituti i Statistikave ka caktuar një afat të ri për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave, i cili përfundon pas pak ditësh, më 15 nëntor.

Kjo është një çështje shumë e ndjeshme për anëtarët e minoritetit etnik grek, ku forcat politike kanë shprehur disa herë kërkesat dhe pakënaqësitë për zbatimin me rigorozitet të procesit.

“Problemi i regjistrimit të popullsisë minoritare nuk janë vetëm dy bashki, Finiqi dhe Dropulli, por është edhe pjesa tjetër ku banojnë pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Në zonat e tjera ka pasur një problematikë mjaft të madhe dhe dua të denoncoj edhe ndërhyrjet jo të drejta që janë bërë në rrjetet sociale për të ndikuar në rezultatin dhe regjistrimin e popullsisë të dy bashkive të Konispolit dhe Himarës, duke nxjerrë pretekstin e 20-përqindëshit dhe duke pasur një lloj frike se çfarë mund të ndodhë sikur ai 20-përqindësh të regjistrohet si minoritet grek,” thotë Kristaq Kiço, kryetari i partisë “MEGA”.

Z. Kiço shpreh edhe vlerësimet e tij për raportin e pestë të Komisionit Konsultativ të Këshillit të Evropës në lidhje me zbatimin e plotë dhe të saktë të Konventës Kuadër për të Drejtat e Minoriteteve në vendin tonë.

Censi 2023 ka filluar prej datës 18 shtator dhe zgjat rreth 8 javë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›