Trafik bombash C4 me telekomande
Lezhe- Minat me eksploziv C4 te telekomanduara, shiten ne treg sikur te ishin nje mall i zakonshem. Tre persona, nga te cilet dy vellezer, jane kapur mengjesin e djeshem duke qarkulluar ne aksin Lezhe-Mamurras me 5 bomba me telekomande. Operacioni eshte koduar "Nate me hene", ndersa ne cilesine e provave materiale jane bllokuar telekomandat, eksplozivi, nje sasi e madhe bizhuterish floriri qe dyshohet se jane te vjedhura, arme, municion, makina dhe nje shume lekesh e valute. Cmimi per cdo mine te telekomanduar, mendohet se varion nga 1.500-2.500 euro per cope, ndersa grupi hetimor po verifikon nese eksplozivi i perdorur eshte i njejte me ate te vendosur ne makinen e keshilltarit socialist ne Vlore, te shtunen e kaluar. Burime policore thane se te ndaluarit jane vellezerit Monel dhe Leandro Lamaj, 35 dhe 20 vjec, nga Laci dhe Sokol Buseta 40 vjec, nga Shkodra. Leandro Lamaj ka qene nje here i denuar per armembajtje pa leje, kurse Buseta dyshohet se eshte mjeshtri qe prodhonte ne rruge artizanale bombat. Qellimi i ndertimit te tyre kane qene shitjet tek personat qe kerkojne t'i perdorin per atentate te ndryshme apo hakmarrje.
Aksioni eshte zhvilluar nga policite e Lezhes dhe Shkodres, me ndihmen e specialisteve te Policise se Shtetit ne Tirane. Ndaj tre te dyshuarve jane ngritur akuzat e "trafikimit te lendeve plasese, armeve dhe municioneve luftarake", "vjedhjes" dhe "armembajtjes pa leje", te kryera ne bashkepunim. Burime zyrtare sqaruan se minat u gjeten gjate kontrollit ne fuoristraden me targa Laci, prone e vellezerve Lamaj, pas informacioneve te mbledhura ne rruge operative. Mendohet se Sokol Buseta, ka sjelle bombat nga Shkodra me porosi te vellezerve. Ne makine kane qene Buseta dhe Monel Lamaj, te cileve iu kapen 4 mina me telekomande, lende plasese C4 dhe 15 detonatore elektrik me percjelles. Nje tjeter kontroll eshte ushtruar ne banesat e te dyshuarve Lamaj, ku jane gjetur nje mine tjeter me telekomande, nje automatik me 30 fisheke, arme gjahu me 15 fisheke, nje detonator elektrik me percjelles dhe 600 fisheke te llojeve te ndryshme. "Por ne banese u gjeten dhe sekuestruan gjithashtu sende me vlere, si, 71 unaza, 29 byzylyke, 24 varese e medaljone, 96 vathe, 54 ore dore te markave te ndryshme, 11 telefona celulare te markave te ndryshme, 3800 euro, si dhe 600 mije leke", njoftoi Policia e Shtetit dje. Nen sekuestro jane vendosur edhe kater makinat e te dyshuarve, 2 automjete te markes "Mercedez Benz", nje fuoristrade dhe "Honda" me targa greke. Hetimet per grupin i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda, me qellim zbardhjen e aktivitetit kriminal dhe ku do i shisnin keto bomba qe dyshohet se do te perdoreshin per atentate te ndryshme.
Te arrestuar:
Monel Lamaj 35 vjec, Lac
Leandro Lamaj 20 vjec, Lac
Sokol Buseta 40 vjec, Shkoder
Akuzat
"Trafikim i lendeve plasese, armeve dhe municioneve luftarake"
"Vjedhjes"
"Armembajtjes pa leje"
Materialet e sekuestruara
5 mina me telekomande, lende plasese C4
16 detonatore elektrik me percjelles
Nje arme zjarri automatike, me 30 fisheke
Nje arme gjahu me 15 fisheke
600 fisheke luftarake te llojeve te ndryshme
71 unaza, 29 byzylyke, 24 varese e medaljone, 96 vathe, 54 ore dore te markave te ndryshme
11 telefona celulare te markave te ndryshme
3800 euro dhe 600 mije leke
4 automjete, nga te cilet dy "Mercedez Benz", nje fuoristrade dhe nje "Honda"
Hedhja ne ere me C4 e makines se keshilltarit ne Vlore
Mbremjen e se shtunes, persona te paidentifikuar kane vendosur nje mine me telekomande, ne perberje te se ciles kishte eksploziv C4. Bomba eshte vene poshte makines "Benz" se Morand Hoxhes, keshilltar socialist ne Keshillin Bashkiak te Vlores. Per fat te mire ka shpetuar 38-vjecari qe gjendej disa metra larg, kurse mjeti eshte shkaterruar teresisht. Bomba sipas eksperteve eshte vendosur poshte sediljes se shoferit dhe Hoxha ka qene duke iu afruar mjetit. Autoret kane shtypur telekomanden duke e hedhur ne ere makinen, kurse keshilltari mbeti i plagosur. Pas mjekimit 38-vjecari doli nga rreziku per jeten, kurse motivet e ngjarjes dyshohet se jane ato te hakmarrjes dhe konfliktit te lindur nje vit me pare. Por deri dje nuk eshte ndaluar asnje i dyshuar si autor.