Regjistrimi ne Shengjergj banoret deklarohen greke

Procesi i censusit ka krijuar mosmarrëveshje ndërmjet regjistruesve dhe banorëve të fshatit Shëngjergj të Korcës. Shumica e familjeve në këtë fshat janë shpërngulur nga Greqia në Shëngjergj në fillim të viteve ‘40 për shkak të konflikteve me qeverinë e atëhershme greke. Banorët thonë se gjyshërit dhe baballarët e tyre kanë lindur në fshatin Vinan të Greqisë. Ndaj për këtë, pasardhësit e të shpërngulurve e konsiderojnë veten grekë dhe kështu pretendojnë të regjistrohen në formular edhe pse feja e tyre është muslimane.
"Kombësia jonë është greke po feja muslimane", thotë një banore. "Ne jemi minoritarë këtu. Po qe se nuk është që të deklarojë etninë, edhe besimin fetar, nuk marr pjesë. Do ti japim përgjigje ashtu si jemi. Jemi ortodoksë, jemi me origjinë greke, jemi grek", shprehet një tjetër.
"Këtu tregon shumë qartë që gjyshi im është lindur në Greqi, xhaxhai im është lindur në Greqi, por dhe babai tim është lindur në Greqi, në Vinan. Unë do të regjistrohem sepse jam e ardhur që andej. Kombësia time, që te gjyshi dhe stërgjyshi janë nga Greqia", thotë një tjetër.
Anketuesja Mimoza Ashimi shpegon se ku bazohet që regjistron kombèsinè shqiptare pèr brezat e rinj tè banorève tè Shèngjergjit. "Këtu shënohet vetëm vendlindja e personit dhe origjinën e kanë nga prindërit. Thonë që kanë pasur prindërit grek, por vendlindjen e kanë patur në Shqipëri dhe unë vetëm këtë kam për të përfshirë në formular. Të shënojë vetëm se ku ka lindur vetë personi dhe jo origjina", bën të ditur Mimoza Ashimi, anketuese.
Pjesëtarët e komuniteteve joshqiptare në zonën e Korcës nuk i janë përgjigjur thirrjes për bojkotimin e procesit të censusit nga kryetarët e partive apo shoqatave të tyre. Deri para se të niste censusi krerët e “Omonia” por edhe Partia Maqedone për Integrim bënë thirrje për bojkot të regjistrimit. Por nga vëzhgimet në terren, anketuesit thonë se të gjitha këto komunitete po marrin pjesë në procesin e regjistrimit.
Jorgjeta Gjanci