Protesta ne SHBA Te pushtojme Wall Street

Te indinjuarit pushtojnë Amerikën. “Të Pushtojmë Uall Street-in”: lëvizja amerikane kundër financave robëruese është përhapur dhe në shtete të tjera. Në Los Angeles qindra vetë ngritën kampet e para godinës së bashkisë së qytetit. Levizje proteste janë sinjalizuar dhe në Chicago, San Francisco e Pittsburgh.
Edhe këtui si në kontinentin e vjetër, apeli lëshohet përmes rrjeteve sociale të internetit. Tani organizatorët thonë se janë frymëzuar jo vetëm nga pranvera arabe por dhe nga të indinjuarit spanjollë. Ndonëse nuk kanë një grup të vetëm udhëheqes, demonstruesit thonë se do të vazhdojnë protestat e tyre.
“Jemi vërtet të lodhur e të indinjuar nga fakti që bankat dhe shoqëria po na vjedhin ne dhe miqtë tanë. Po humbasim shtëpitë vendet e punës, ndërsa sigurimet shoqërore na janë reduktuar”, thotë një manifestuese. Që nga mesi i shtatorit qindra vetë kanë filluar protestën e tyre para Bursës së Nju Jorkut. Dita ditës rradhët e tyre shtohen e madje kanë fituar mbështetjen dhe të emrave të njohur si Michael Moore e Susan Sarandon. Të shtunën 700 persona u arrestuan pasi bllokuan qarkullimin mbi urën e Brooklyn. Pjesa më e madhe e tyre është lënë e lirë.
Delina Bitraku