Greqi shkojne ne Parlament masat e reja te kursimeve

Pas miratimit të këshillit të ministrave sot masat e reja të kursimeve shkojnë në parlamentin e Athinës. E ndërkohë që për projektbuxhetin e vitit 2012 është rënë dakord pas kontaktesh intensive me Trojkën e rikthyer në Athinë, tregjet europiane janë zgjuar me rënie pas lajmit se Greqia nuk do të arrijë reduktimin e planifikuar të deficitit buxhetor.
Athina bëri të ditur se për këtë vit deficit zbret në 8.5% e GDP, nga 10.5% një vit më parë. Megjithatë FMN dhe bashkimi europian kishin kërkuar një rënie në 7.6%. Viti 2011 do të mbyllet me një defiçit 8.5% (nga 7.8% që ishte parashikuar) për shkak të recesionit më të thellë, 5.5 % dhe jo 3.8% siç parashikohej. Për vitin 2012 defiçiti do të ulet në 6.8%. Të dhënat në fjalë përfshihen në komunikatën e mbremshme të ministrisë së Financave. Në të theksohet se ulja e defiçitit buxhetor në 6.8% ose 14.65 miliardë euro lejon prodhimin e tepricës primare prej 3.2 miliardë eurosh ose 1.5% të GDP-së, që shënon dhe “hyrjen e vendit në një fazë të re financiare”.
Në projektbuxhetin, që do t'i paraqitet parlamentit për miratim, parashikohen masa prej 6.9 miliardë eurosh për vitet 2011 dhe 2012 përmes reduktimit të pagave dhe pensioneve, personelit rezervë por edhe tatimit të pasurisë së patundshme. 30 mijë punonjës civilë mbeten të papunë në bazë të këtij plani. Kurorëzohet kështu një përshtatje financiare që filloi në vitin 2009 me një defiçit primar prej 24 miliardë eurosh (defiçit financiar 36 miliardë euro). Me arritjen e tepricave primare, përfundon komunikata, “koracohet vendi falë sakrificave dhe përpjekjeve të popullit grek”.
Delina Bitraku