E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet rrjeti i falsifikatorëve në kryeqytet, 3 në pranga

Arrestohet një rrjet falsifikatorësh në kryeqytet. Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 3 shtetasve, ndërsa ka shpallur procedim në gjendje të lirë për dy të tjerë. Të pesë personat akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe konkretisht janë arrestuar Bledar dhe Gentjan Shkoza, 31 dhe 36 vjeç dhe Shemsi Haka, ndërsa është ndërmarrë procedim në gjendje të lirë ndaj Nafidi Nunaj dhe Petrit Balla,60 dhe 31 vjeç.

Sipas policise, shtetasit e mësipërm falsifikonin vula, stampa dhe formularë, ndërsa akuzohen gjithashtu dhe për fshehje të të ardhurave. Krahas ndalimit të tyre, gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Tiranës janë sekuestruar 5 makineri përzierse dhe prodhim kolle italiane e greke të falsifikuara, si dhe mbi 5 ton kolle e finotë gatshme për treg në një vlerë mbi 50 mijë euro. Materialet lidhur me rastin e mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›