E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi pacientëve, mjekët e familjes dalin në terren

1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin kanë dalë në terren për të kontaktuar me pacientët e tyre. Të dhënat e mbledhura nga ky depistim do të përpunohen nga Institutiti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, që është edhe kontraktuesi i 414 qendrave shëndetësore ku operojnë mjekët e familjes. Ky është depsitim i parë në rang kombëtar prej kohës së diktaturës, dhe do t’i shërbejë ISKSH-së jo vetëm për të evidentuar sëmundshëmrinë, por edhe për shpërndarjen e pagave, e cila bëhet në bazë të numrit të banorëve që mbulon një mjek. Por depsitimi që po kryhet nga ISKSH do të shërbejë dhe për njohjen dhe orientimin e pacientëve drejt mjekut të familjes. Aktualisht depistimi ka përfunduar në rreth 80 % të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Të dhënat e tij të përpunuara pritet të jenë gati në fund të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›