E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrohet Statuti në Gjykatë, Shqipëria në FIFA



Rikthimi i Shqipërisë në futbollin botëror është çështje orësh. Problemet në Shqipëri mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve (MTKRS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) janë shuar përfundimisht. Pas firmosjes së Statutit (me ngrirjen e nenit 53) nga ministri Ylli Pango erdhi edhe regjistrimi i tij në Gjykatën e Tiranës. Tani mbetet vetëm që FIFA të heqë pezullimin, duke risjellë sërish normalitetin në futbollin shqiptar. Ditën e sotme do të dalë një raport për gjendjen në Shqipëri nga ana e institucionit më të rëndësishëm botëror, i cili do ti dërgohet edhe Komitetit Ekzekutiv. Më pas pritet që KE të heqë pezullimin ndaj Shqipërisë, i cili u vu më 14 mars. Heqja e dënimit nuk do të zgjasë më shumë sesa 48 orë, kështu që mund të thuhet se për futbollin shqiptar ka nisur sërish normaliteti. Kështu, pas një konflikti më shumës se dyvjeçar dhe një muaji krize institucionale midis MTKRS-FSHF-FIFA-UEFA, gjithçka po rregullohet. U desh ndërhyrja e presidentit të Republikës Bamir Topi, që të gjendej zgjidhja për këtë konflikt. Menjëherë pas takimit midis presidentit, ministrit të sporteve dhe kreut të FSHF, u vendos që të nënshkruhej Statuti. Ditën e djeshme ministri Pango çoi statutin e firmosur në gjykatë, i cili u regjistrua po dje. Më pas është njoftuar FIFA për “lëvizjen” e bërë dhe tani mbetet vetëm heqja e pezullimit nga ana e Komisionit Ekzekutiv të këtij institucioni. Thelbi i çështjes ishte firmosja e Statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit i firmosur nga ministri i Sporteve, i cili është regjistruar në Gjykatën e Tiranës të enjten pasdite, duke i dhënë kështu fund krizës në futbollin shqiptar. Me një procedurë të përshpejtuar, falë edhe ndërhyrjes se Presidentit Topi, është zgjidhur kështu edhe ngërçi i fundit që mbante të pezulluar futbollin shqiptar nga arena ndërkombëtare. Një zhvillim i tillë do të bëjë që drejtori i marrëdhënieve me jashtë në FIFA, Zherom Shampanj, të hartojë ditën e sotme një raport për situatën në Shqipëri, që do t’i dërgohet më pas Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Ky i fundit, me një vendim qarkullues, pritet të heqë vendimin e pezullimit ndaj Shqipërisë.

Kategoria Superiore
Java 29
26 prill

Dinamo-Elbasani
A.Janku, G.Maloku-A.Lamçe
Partizani-Tirana
S.Jareci, A.Pregja-D.Rexha
Vllaznia-Besa
T.Latifi, F.Elezi-E.Miho
Besëlidhja-Shkumbini
E.Peza, S.Zeka-A.Mali
Teuta-Flamurtari
L.Jemini, D.Salaj-A.Molla
Skënderbeu-Kastrioti
B.Pashaj,E.Pjetrushi-G.Qirici
* Ndeshjet fillojnë në orën 16:30

Renditja
1 Dinamo 55
2 Partizani 53
3 Besa 47
4 Tirana 46
5 Elbasani 44
6 Vllaznia 42
7 Shkumbini 38
8 Flamurtari 36
9 Teuta 30
10 Kastrioti 29
11 Besëlidhja 28
12 Skenderbeu 11

Lojtarët e pezulluar

Besa: Driton Krasniqi (6v).
Elbasani: Armand Memetaj (6v) – 2 ndeshje pezullim.
Besëlidhja: Dritan Smajli (6v), Gilson Da Silva (2v, 1k).
Flamurtari: Branko Paniç (6v), Orjad Beqiri (9v), Arben Malaj (3v), Mate Brajkoviç (3v)
Shkumbini: Mardian Kacollja (6v).
Tirana: Endrit Vrapi (6v), Lek Kcira (3v).
Kastrioti: Elton Grami (6v).
Skënderbeu: Gentian Kota (6v).
Vllaznia: Safet Osja (3v).

Kategoria e Parë
Java 30
26 prill
Bilishti-Erzeni, A.Rama
Tepelena-Sopoti, A.Kastrati
Tomori-Luftëtari, M.Metohia
Pogradeci-Turbina, K.Hakrama
Dajti-Gramshi, S.Bogdani
Lushnja-ADA, E.Dobi
Laçi-Skrapari, B.Ziri
Naftëtari-Apolonia, B.Breshani
Bylis-Burreli, A.Taullau
* Ndeshjet fillojnë në orën 16:30

Renditja
1 Bylis 64
2 Apolonia 60
3 Lushnja 60
4 Burreli 55
5 Laçi 53
6 Ada 49
7 Skrapari 42
8 Dajti 39
9 Luftëtari 39
10 Turbina 38
11 Pogradeci 37
12 Naftëtari 37
13 Bilisht S. 37
14 Erzeni 33
15 Sopoti 33
16 Tomori 27
17 Gramshi 26
18 Tepelena 10

Lojtarët e pezulluar
Burreli: Dritan Gjoka (3v), Sajmir Gjokeja (3v), Dritan Xhixha (1v, 1k), Akil Jakupi (6v) – 2 ndeshje, Rigerls Turtulli (6v).
Pogradeci: Spartak Elmazi (3v).
Apolonia: Taulant Çerçizaj (6v), Agim Meto (9v).
Gramshi: Ardit Çuçi (1k).
Skrapari: Bledar Kotorri (3v).
Tomori: Ervis Caco (3v).
Dajti: Migel Metani (6v).
Sopoti: Bledar Hana (6v) – 2 ndeshje pezullim, Klodian Karaj (6v).

25 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›