E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo kërkon hakmarrje: “Barçës ia tregoj në Mançester”



Kristiano Ronaldo, i cili të mërkurën shpërdoroi një penallti në ndeshjen e mbyllur në barazim midis Barcelonës e Mançester Junaitid (0-0) premton hakmarrje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, duke i mohuar një gol të çmuar në transfertë skuadrës së Aleks Fergusonit në “Nou Kamp” të Barcelonës. Ronaldo këmbëngul: “Unë e di se unë do të shënoj në ndeshjen e kthimit në Mançester të martën e ardhshme. Unë nuk e ndryshova stilin tim për të marrë penallti. Unë shënova në atë kënd të portës përpara këtij sezoni. Por, unë nuk kuptoj se përse gjyqtari nuk na dha ne nëj penallti të dytë kur unë u rrëzova më vonë në pjesën e parë. Ne mbrojtëm shumë mirë dhe 0-0 në transfertë është një rezultat të mirë. Ne e dimë se do të fitojmë kualifikimin dhe në ‘Old Traford’ dhe unë e parashikoj atë”. Trajneri Ferguson përgëzoi lojtarët e tij për mënyrën sesi e përballuan presionin e Barçës përballë 98 mijë fansave. Skocezi tha: “Unë jam i lumtur që nuk pësuam gol. Ishte një performancë profesionale dhe unë shpresoj se humbja e penalltisë nuk ishe decizive. Ndeshja tani luhet në ‘Old Traford’ dhe unë jam i bindur se në do të kalojmë”.

I dhjeti më i keq
Kristiano Ronaldo fitoi një vend në “Pemën e artë të gabimeve”, pas gjuajtjes së gabuar të penalltisë gjatë ndeshjes Barcelona-Mançester Junaitid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Për tabloidin anglez “The Mirror”, penalltia e dështuar nga ana e portugezit renditet midis dhjetë më të këqiave të historisë. Gazeta angleze publikoi një video në internet me “gabimet horror” të kampionëve nga pika e bardhë. Në vend të parë renditet francezi Robert Pires në ndeshjen Arsenal-Mançester Siti. Në vend të dytë renditet Peter Devine i Lancastër Sitit. Gabimi i tretë i madh i takon Roberto Baxhos në finalen e Botërorit 1994 kundër Brazilit.

Katër “Daily” për Ronaldon

“Daily Ekspres”
Kristiano Ronaldo, ishte për një herë të vetme, më i keqi i Mançester Junaitid, duke humbur një rast të madh për të dërmuar Barcelonën në “Nou Kamp”.

“Daily Mail”
Kristiano Ronaldo shpërdoroi një rast të artë për të udhëhequr Mançester Junaitid drejt një vendi në finalen e Ligës së Kampioneve kur ai humbi penalltinë.

“Daily Mirror”
Kristiano Ronaldo humbi një shans të mrekullueshëm për t’i dhuruar Mançester Junaitd një vend në finale kur ai gaboi rëndë nga pika e bardhë në Barcelonë.

“The Daily Telegraph”
Një penallti e parealizuar nga Kristiano Ronaldo i mohoi Mançester Junaitid shansin për një fitore të famshme në “Nou Kamp” të mërkurën në mbrëmje.

Ksavi: “Kristiano, eja të Barcelona!”

Mesfushori i Barcelonë, Ksavi, i bëri thirrje Kristiano Ronaldos duke e ftuar atë të luajë në kampionatin spanjoll. “Mund të jesh një lojtar më i mirë në Spanjë”. Ndërkombëtari spanjoll beson se anësori i Mançester Junaitid ka një tendencë të komplikojë gjërat kohë pas kohe dhe mund të jetë në kufijtë e një arrogance, por pranon se ai personalisht është një admirues i madh i yllit portugez. Ksavi pohoi se Ronaldo e pati shumë të lehtë në Angli, pasi atij iu dha më shumë kohë dhe hapësirë për të treguar talentin e tij dhe ndjen se një test real për aftësitë e tij mund të ofrohej në një kampionat pa kompromis siç është Primera Division në Spanjë. “Ronaldo shënon gola, driblon, ka një mentalitet fituesi, por ai komplikon ndonjëherë gjërat”, - tha Ksavi për “Daily Express”. “Ai e ndjen veten superior mbi çdo njeri, dhe ai përpiqet të bëjë gjëra që nuk janë të nevojshme. Ai mund të bëhet një lojtar më i mirë, nëse ai do të ishte këtu (në Spanjë), duke luajtur me në. Unë dëshiroj që ai të bashkohet me ne. Unë mendoj se së bashku me Lionel Mesin, Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”. Ksavi flet edhe Fernando Torres. “Ai është lojtari më i mirë në Angli”

Çelsi-Mançester J., sfida e yjeve

Sfidë yjesh të shtunën në Premier Ligën angleze. Çelsi, i pathyer në shtëpi në katër vitet e fundit në kampionat do të presë liderin Mançester Junaitid. Nëse “Djajtë e kuq” do të fitojnë atëherë do të pronësojnë titullin dy ndeshje përpara përfundimit të sezonit, pasi ka tri pikë avantazh ndaj kundërshtarit. Nuk do të jetë e lehtë. “Blutë” kanë humbur vetëm dy herë në fushën e tyre, kundër Charlton Athletic, me penallti, një ndeshje të Kupës së Ligës dhe në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës. Lajmi i keq nga shtëpia e Çelsit: do të mungojë Frenk Lampard, për shkak të vdekjes së nënës së tij.

Shkurt

Berluskoni-Toti

Kryeministri italian Silvio Berluskoni i uroi shërim të shpejtë kapitenit të Romës, Françesko Toti, me të cilin më parë kishte shkëmbyer disa batuta gjatë fushatës elektorale. “Jam i sigurt se do të rikthehet shpejt në fushë”, - tha presidenti i Milanit. “Është në duar të sigurta. Mjekët janë të njëjtët që më operuan edhe mua”.

Rrezik racizmi

Policia spanjolle do të rrisë praninë e saj në Çmimin e Madh të Spanjës për shkak të episodeve raciste kundër pilotit britanik Luis Hemilton gjatë testeve të Formula 1 në pistën e Barcelonës në fillim të këtij viti. Nuk është rekordi i tre viteve të fundit, por priten të jenë 70-80 mijë shikues në cirkuitin “Montmelo”.

25 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›