E Enjte, 5 Nëntor 2026

Regjistrohet një tjetër epiqendër tërmeti/ Lëkundja e dytë në pak minuta

Në pak minuta janë shënuar dy epiqendra të ndryshme tërmetesh.

Rreth orës 18:43 minuta u regjistrua tërmeti me magnitudë 4.2 me epiqendër në Belsh. Lëkundjet u ndjenë në Elbasan dhe Lushnje.

Por rreth orës 19:43 minuta u regjistrua një tjetër tërmet. Sipas EMSC, lëkundjet me magnitudë 3.3 kanë qenë me epiqendër në Vlorë dhe me thellësi 5 km.

Deri tani nuk raportohet për asnjë lloj dëmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›