Lëkundje tërmeti në Elbasan

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e së martës në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.1 ka qenë në Shezë të Elbasanit dhe thellësia e tij ishte 22 km. Nga informacionet mësohet se nuk ka dëme në njerëz apo materiale.
Tërmeti është ndjerë dhe në Tiranë.
Tashmë Shqipëria njihet si një vend me aktivitet të lartë sizmik. Por për sizmiologët këto lloj tërmetesh me këtë magnitudë cilësohen si të zakonshme për vendin tonë.
/ rtsh/