E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistroi 30 familje per votime paditet ne prokurori

SKRAPAR- Kryetari i komunes Bogove te Skraparit ka paditur ne prokurori nje prej punonjeseve te gjendjes civile duke e akuzuar se po regjistron familje qe nuk jane banuese ne ate zone per te ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve vendore. Fillimisht Jonuz Gorezi ka pezulluar punonjesen nga puna por ajo e ka kundershtuar kete vendim dhe eshte paraqitur serish ne detyre.

Ne keto kushte ai ka bere padine ne prokurori.
Sipas padise Albana ela ka regjistruar si banues dhe votues ne Bogove rreth 30 familje nga fshatra te ndryshem te rrethit te Skraparit. Vete punonjesja e gjendjes civile ka pohuar se 30 familjet kishin dokumentacion te rregullt dhe se ajo kishte zbatuar ligjin.

Por sipas kryetarit te komunes asnje nga personat nuk kishte dokumente qe provonin se ishin cregjistruar nga vendbanimet e meparshme. Kjo procedure eshte bere vetem me njohje verbale tha kryetari i bashkise pas dorezimit te kallezimit penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›