E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Bashkiake kerkon ndihmen e Rendit

TIRAN - Pas perplasjeve te ndodhura per vendosjen e flamujve partiak ne ambiente publike Policia e Bashkise se Tiranes ka kerkuar bashkepunimin e Policise se Rendit per periudhen e fushates zgjedhore. Permes nje letre drejtuar drejtorit te Policise se kryeqytetit Bashkia e Tiranes ka kerkuar mbeshtetje per respektimin e Kodit Zgjedhor ne lidhje me vendosjen e materialeve nga nje subjekt politik.


Duke marre shkas nga incidenti i dites se djeshme date 03.04.2011 prane stadiumit Selman Stermasi ne lidhje me vendosjen pa leje te materialeve zgjedhore nga nje subjekt politik per zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011 e gjykojme te nevojshme tju drejtohemi me ane te kesaj shkrese me qellimin bashkepunimin me Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane pergjate periudhes se fushates zgjedhore qe fillon 30 dite perpara dates se zgjedhjeve - thuhet ne letren e Policise Bashkiake.


Sipas tyre ne zbatim te Kodit Zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Udhezimin nr. 14 date 24.04.2009 per Kriteret per perzgjedhjen e vendeve per afishimin e materialeve propagandistike ne fushaten zgjedhore ne te cilin percaktohet se cdo afishim i materialeve propagandistike jashte vendeve publike te autorizuara sjell heqjen e tyre nga strukturat e zbatimit te ligjit ne varesi te njesise se qeverisjes vendore .


Duke iu referuar incidentit te ndodhur mbremjen e se dieles Policia Bashkiake sqaron se si ne cdo dite tjeter te ushtrimit te veprimtarise se saj ka vepruar ne perputhje te plote jo vetem me percaktimet e Kodit Zgjedhor dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij por edhe me detyrat qe e ngarkon ligji organik i saj nr. 8224 date 15.5.1997 per Organizimin dhe funksionimin e Policise se Bashkise dhe komunes.


Sa me siper me qellim zbatimin e ligjit per sa i perket heqjes se afishimeve te kunderligjshme qe do te evidentohen ne kryeqytet nga cilido subjekt politik ne lidhje me zgjedhjet vendore te dates 08.05.2011 kerkojme bashkepunimin edhe te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per te shmangur cdo incident ne qytetin e Tiranes - perfundon letra e Policise se Bashkise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›