E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistroi në shkollë 4 nxënës kundrejt parave, arrestohet bashkë me ta mësuesi

Fier, 19 maj, NOA Një mësues u mori katër nxënësve nga 1-1.2 milionë lekë dhe më pas, nëpërmjet dokumentave të falsifikuara mundësoi regjistrimin e tyre në vitin e katërt të shkollës së mesme, në një kohë kur ata skishin përfunduar ende vitet e tjera të saj.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Fierit, të cilat bëjnë me dijeni se ajo ka ndodhur konkretisht në shkollën e mesme të Levanit, ndërsa është ndaluar autori i saj, Asllan Hetemi 44-vjeç, me profesion mësues.

Nën operacionin e koduar Diploma, pas një pune 2-javore investiguese, u bë i mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të Falsifikimit të dokumentave shkollore, Korrupsionit pasiv, Korrupsionit aktiv si dhe Shpërdorimit të detyrës.

Por në kuadrin e këtij operacioni, prej forcave policore të Fierit, u ndaluan edhe tre persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër të jashtëligjshme si Renaldo Gashi, 20-vjeç; Eduart Kasaj, edhe ky 20-vjeç si edhe Kreshnik Maloku, 26-vjeç, student.

Raportohet se konkretisht; shtetasi mësuesi i Levanit, Asllan Hetemi, në bashkëpunim me studentin Kreshnik Maloku, u kanë marrë paratë e lartpërmendura nxënësve Renaldo Gashi, Eduart Kasaj, Petrit Gashi dhe Alban Kajolli; ndërsa këta dy të fundit po procedohen penalisht në mungesë.

Sikundër, bëhet me dijeni se procedimi ka nisur edhe ndaj drejtoreshës së shkollës së mesme të Levanit, Sanie Dulla, për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi ka bërë regjistrimin e nxënësve të lartpërmendur.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›