Sllovenia ndihmon zjarrfikësit e Klinës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi është takuar sot në Klinë me Ljubica Jelushiq, ministre e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë dhe më pas ka marrë ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjetit special për zjarrfikës në Klinë, donacion nga Sllovenia.
Fillimisht Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrja Ljubica Jelushiq janë pritur nga kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota. Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i FSK-së, Fehmi Mujota dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhelili.
“Populli i Kosovës dhe ai i Sllovenisë, janë dy popuj të identifikuar për miqësinë e tyre që nga vitet e mëhershme, që është mbajtur në vitet e ’90-ta dhe më pastaj. Republika e Kosovës i është mirënjohëse për gjithë atë gatishmëri që e ka bërë Qeveria e Sllovenisë në ndihmën që i ka dhënë Republikës së Kosovës edhe gjatë procesit të pavarësimit të vendit, por edhe sot në ndërtimin e vendit tonë”, ka thënë Kuqi.
Kuqi ka falënderuar në veçanti KFOR-in slloven, që sipas tij, ka luajtur një rol për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“Simbolika e sotme për bashkëpunimin në fushat e emergjencave civile, ka një simbolikë për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta për përgatitjen e hapave për integrimin në BE. Natyrisht, Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryejë obligimet e veta, do të jetë një partner i denjë për Republikën e Sllovenisë dhe integrimin në Unionin Evropian. Ne do t’i ngremë kapacitetet tona të shërbimit të zjarrfikësve, edhe të kuadrit njerëzor dhe përvojës që fitojmë nga vendet mike. Kjo simbolikë në komunën e Klinës ka rëndësi të veçantë që të vazhdohet bashkëpunimi, jo vetëm në sferën e emergjencave civile, por edhe të bashkëpunimit të komunave të Republikës së Kosovës dhe komunave të Republikës së Sllovenisë”, deklaroi Kuqi.
Sipas tij, bashkëpunimi bilateral dhe multilateral ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojë.
“Jam i bindur që kemi një popull mik, sikur që është populli slloven. Po ashtu do të jemi miq të denjë për Slloveninë, për botën perëndimore dhe për të gjithë ata që e kanë ndihmuar Republikën e Kosovës”, theksoi Kuqi.