E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rehabilitimi i aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, Rama: Zhvillim i mëtejshëm për Mallakastrën


TIRANË, 30 janar /ATSH/ Rruga Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, me një gjatësi prej afro 43 kilometrash do të lehtësojë aksesin për të gjithë zonën.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantier, i cili do t’i japë një mundësi më shumë zhvillimit të mëtejshëm të Mallakastrës.

Investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike për gjithë zonën ku kalon gjurma e kësaj rruge.

Investimi parashikon të përfundojë në pranverë 2026 dhe do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Gjatë punimeve parashikohet edhe përmirësimi i projektit me ndryshime që i vijnë në dobi banorëve të zonës dhe lidhjes së zonave me segmente të vogla rrugore.

Aktualisht në këtë kantier po punojnë 40 mjete të rënda dhe pritshmëritë janë për një ecuri të mirë të punimeve.

Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›