Topi: Ballkani pa konflikte, NATO i dha fund gjenocidit të Millosheviçit
TIRANE- Presidenti Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot, përshëndeti 13-vjetorin e sulmit ajror dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për t’i ardhur në ndihmë popullsisë shqiptare të Kosovës. Ai e cilësoi këtë përvjetor si sulmin kundër politikës shoviniste dhe makinerisë ushtarake serbe, që sipas tij i dha fund gjenocidit të Sllobodan Millosheviçit
“Sot mbushen 13 vjet nga nisja e sulmit ajror të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë, të NATO-s, kundër politikës shoviniste dhe makinerisë ushtarake serbe. 24 marsi i vitit 1999 shënoi fillimin e fundit të regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviçit duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjenocidit, dhunës së pashembullt dhe shpërnguljeve me forcë ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës nga trupat ushtarake serbe", tha presidenti.
Presidenti gjeti rastin të falenderonte SHBA-të, Britaninë dhe të gjitha vendet anëtarëe të NATO-s të cilët shpëtuan popullsinë kosovare nga gjenocidi dhe krimet e
Millosheviçit, sic tha ai.
“Në emër të shtetit shqiptar dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Presidentin Klinton, për Kryeministrin britanik Toni Bleir si dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, të cilat i erdhën në ndihmë dhe përkrahën pa hezitim popullsinë shqiptare të Kosovës duke e shpëtuar atë nga spastrimet etnike dhe dhuna më çnjerëzore e ushtruar në Evropë në fund të shekullit XX. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ishte vendimtare në momentet më të vështira të historisë moderne të kombit shqiptar dhe duke u kombinuar me qëndresën e luftën heroike të Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, bëri të mundur që populli i Kosovës të fitonte lirinë e merituar, për të cilën ka sakrifikuar aq shumë duke luftuar papushim e duke derdhur gjak”, shtoi Topi.

“Në emër të shtetit shqiptar dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Presidentin Klinton, për Kryeministrin britanik Toni Bleir si dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, të cilat i erdhën në ndihmë dhe përkrahën pa hezitim popullsinë shqiptare të Kosovës duke e shpëtuar atë nga spastrimet etnike dhe dhuna më çnjerëzore e ushtruar në Evropë në fund të shekullit XX. Për të gjitha këto arsye, Kosova dhe Shqipëria si dhe i gjithë kombi shqiptar do t’u jenë përjetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e të NATO-s duke vazhduar të jenë faktorë paqeje dhe sigurie në Ballkan.” - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
Sipas Presidentit, tashmë në Ballkan nuk ka për konflikte ndëretnike. Shtetet e tij kanë një qëllim të përbashkët, integrimin në Bashkimin Europian.
“Tashmë Ballkani, i çliruar nga mendësitë arkaike të konflikteve ndëretnike, ka një realitet të ri gjeopolitik: shtetin e ri, sovran dhe të pavarur të Kosovës, perspektiva e qartë e të cilit është padyshim integrimi në gjirin e strukturave euroatlantike dhe në familjen e madhe evropiane”, theksohet më tej në mesazhin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kosova mirënjohje për NATO-n, 13 vjet pas bombardimit Bombardimet, qeveria shqiptare: Kapitulluan Sadamin e Beogradit Bombat e NATO-s në Serbi, Rama: I hapën rrugë lirisë së Kosovës