E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarësime të reja në Korcë, Rama: Duam një Shqipëri me më pak taksa

POGRADEC- Pas Beratit e Pogradecit ndalesa e radhës e kryesocialistit Edi Rama ishte qyteti i Korcës ku qindëra anëtarë të rinj iu shtuan kësaj force politike.

Pogradec, 520 anëtarë të rinj në PS
Pas Beratit ku 400 anëtarë të rinj iu shtuan listës së anëtarëve socialistë, sot lista kjo listë u zgjat më tej në Pogradec. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përshëndeti pajisjen e 520 të rinjve që morën kartën e anëtarësisë në PS, ndërsa i ftoi të bëhen të gjithë bashkë për një Rilindje të Shqipërisë.

Kreu i PS, më tej, akuzoi qeverinë se ka zhytur duart në batakun e fismorsjes se kontratave korruptive për importin e plehrave, që me taksat po mbysin të varfërit. Sipas Ramës, vetëm qytetarët e mirë mund t’i ndalin qeveritarët.

Gjatë zhvillimit të ceremonise, në një mesazh në rrjetin social, Twitter, kreu socialiste shkruan se; “Pogradeci shpërthim energjish përmes RE:FRESSH! 520 të rinj marrin kartën e anëtarësisë në PS. Efekti zinxhir vazhdon qytet pas qyteti.”

Rama ka kritikuar edhe njëherë sistemin e taksave në vend. Duke vlerësuar taksën progresive përfshirë në programin e PS-së për një “Rilindje Shqiptare”, kreu socialist tha se taksat po mbysin të varfrit në Shqipëri.

(ma.ar/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berat, Rama: Në PS ka rregulla, kush nuk i di të pyesë Islamin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›