E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rehabilitimi i rrugës “Luçie Miloti” në Romanat, Sako: Lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se ka përfunduar rehabilitimi i rrugës “Luçie Miloti” në zonën e Romanatit, njësia administrative Rrashbull.

Sako u shpreh se ky është një tjetër zotim i mbajtur në përgjigje të kërkesës së banorëve.

“Asfaltimi i kësaj rruge lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben banorëve të kësaj zone”, tha Sako.

Ky investim vjen në vazhdën e projekteve të tjera që janë drejt përfundimit në zonën e Romanatit. Një i tillë është edhe rehabilitimi i rrugës “Bletaj” në zonën e Romanatit, që do t’u shërbejë rreth 200 banorëve të kësaj zone.

Investimet në segmentet rrugore të Durrësit parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›