E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rehabilitimi i rrugës “Taraku” në Shën Vlash, Sako: I shërben 500 banorëve të zonës

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Bashkia e Durrësit ka realizuar një tjetër investim që pritet të ndikojë në përmirësimin e jetës dhe përditshmërisë së banorëve në zonën e Shën Vlashit, në Rrashbull.

Sipas kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Emiriana Sako ka përfunduar rehabilitimi i rrugës “Taraku” në zonën e Shën Vlashit në njësinë administrative të Rrashbullit, ndërsa asfaltimi i kësaj rruge i shërben 500 banorëve të kësaj zone.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit ka takuar banorët e kësaj zone, të cilët kanë vlerësuar investimet dhe punët e kryera deri tani në këtë zonë, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Sako ka takuar edhe një shtetase amerikane që prej 12 vitesh jeton në Shën Vlash.

“Rëndësi ka që na keni mbështetur, na keni dhënë besimin, se po të mos e kishim besimin tuaj nuk do arrinim t’i realizonim këto edhe punët e tjera që kemi premtuar. Ka edhe rrugë të tjera që kanë nevojë për ndërhyrje, do t’i vazhdojmë dhe ato”, tha Sako.

“Gjithë punimet këtu janë bërë speciale, me cilësi. Për ne është shumë mirë, na lehtësoni gjithçka, kam 20 vjet që e bëj këtë rrugë se dal për në punë, dikur ishte baltë, sot është shumë më mirë”, u shpreh një prej banorëve të Shën Vlashit. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›