E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rojat e minieres se kromit tre muaj pa paga

Bulqize Probleme edhe per shoferet qe transportojne mineralin

Rojat private te minieres se Bulqizes nuk jane paguar qe prej tre muajsh. Burime nga kompania private e rojeve te kesaj miniere konfirmojne per Shqip se firma e huaj koncensionare Albanian Chrome ACR qe menaxhon minieren nuk e ka financuar firmen private prej tre muajsh sipas kontrates se nenshkruar me te per pagesen e rojeve private. Lajmin e konfirmojne edhe burime te aferta me minieren sipas te cilave firma koncencionare nuk e ka kaluar fondin e pagave sipas kontrates se nenshkruar me firmen private te rojeve prej tre muajsh e gjysme me pretendimin se po punon per verifikimin e dosjeve te rojeve. Nderkohe mesohet se jo vetem rreth 60 roje private por edhe dhjetera shofere te transportit te mineralit nga Bulqiza ne Portin e Durresit kane mbetur pa paga. Rojet jane te indinjuar per mospagesen dhe duket se po humbasin durimin edhe pse kane marre premtime se se shpejti do te paguhen. Prej tre muajsh vazhdojme te ushqehemi me lista ne dyqane nderkohe qe thesi i miellit ka arritur ne 70 mije leke te vjetra ne vazhdojme te punojme pa u paguar thone ata. Po kaq ne veshtiresi ne mos me teper jane vene edhe shoferet e transportit te mineralit nga mospagesa e rrogave. Vetem para pak diteve nje urdher i policise bllokoi kalimin e kamioneve me ngarkese te plote ne uren e Matit per shkak te rrezikut te shembjes se saj gje qe coi ne uljen e pages per keta shofere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›