E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpejtesia i merr jeten nje 30-vjecari ne Vlore



VLORE - Nje 30-vjecar nga qyteti i Vlores u aksidentua per vdekje mbremjen e dy diteve me pare pas rrezimit me motocikleten me te cilen ai udhetonte. Viktima eshte Sinan Haxhiraj. 30-vjecari mesohet se ka humbur kontrollin e motocikletes ne afersi te kryqezimit te Rruges Transballkanike. Mjeti motorik devijoi fillimisht mbi rrethrrotullimin e rruges dhe u perplas me pas me nje prej bordurave. I riu kishte marre fraktura te shumta ne te gjithe pjeset e trupit por ajo qe i ka shkaktuar dhe vdekjen ka qene perplasja e kokes si pasoje e mungeses se kaskes mbrojtese. Sipas policise shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›