E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehabilitohet shkolla qe u ndertua ne vitin 1976

Perurohet rikonstruksioni i gjimnazit te Komunes se Kastriotit. Gjimnazi Gjergj Kastrioti ne qender te Komunes Kastriot ne Rrethin e Dibres eshte dhe mbetet qendra me e madhe e arsimit ne kete zone.

Ka qene nje investim i popullit amerikan per popullin shqiptar nepermjet bashkepunimit te komandes te SHBA-se dhe zyres per bashkepunim te mbrojtjes se ambasades se SHBA-se ne Tirane prej rreth 500 mije eurosh qe ka mundesuar rikonstruksionin total te kesaj shkolle ne rrenim e siper.

Ne kete perurim moren pjese edhe zevendesambasadorja e SHBA-se ne Tirane Deborah Jones shefi i zyres se bashkepunimit te mbrojtjes major Kevin Bosch si dhe zevendesministri i Arsimit dhe Shkences Halit Shamata deputete te Qarkut te Dibres Jemin Gjana Sherefedin Shehu dhe autoritete lokale.

Sipas drejtorit te kesaj shkolle Qamil Neziri mesohet se ai se bashku me kryetarin e Komunes se Kastriotit Hamza Leshi jane lidhur me ambasaden amerikane ne Tirane ku kane parashtruar nevojen per nderhyrje urgjente ne kete shkolle.

E ndertuar ne vitin 1976 dhe pa nderhyrje nder vite per mirembajtjen e saj ajo rezultonte te ishte e amortizuar totalisht me cati dyer dritare shtresa dyshemeje suvatime tavane klasash.

Kete vit jane regjistruar 315 nxenes. Shkolla ka ambiente te bollshme jo vetem per zhvillimin e mesimit por edhe kabinete e dy salla informatike ku njera eshte e kompletuar me 15 kompjutere dhe tjetra pritet te kompletohet se shpejti nga MASH-i.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›