E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehagel me Greqinë deri në vitin 2010

Oto Rehagel nënshkroi të hënë kontratën e tij të tretë si trajneri i përfaqësueses greke. Trajneri gjerman do të drejtojë kampionët në fuqi të Europës deri në vitin 2010. Rehegal, i cili humbi me Shqipërinë (2-1) e Hans Peter Brigelit për eliminatoret e Botërorit 2006, do të fitojë 1 milionë euro në vit. Federata greke do të marrë përsipër pagimin e taksave për gjermanin. Në finalet e Euro 2008, Greqia ndodhet në grupin D së bashku me Suedinë - kundërshtare e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2010- Spanjën e Rusinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›