Kupa 56: nga ndeshja e parë drejt finales

Edicioni i 56-të i Kupës së Shqipërisë, ku morën pjesë 52 ekipe: 12 ekipe të Kategorisë Superiore, 18 ekipe të Kategorisë së Parë dhe 22 ekipe të Kategorisë së Dytë, nisi rrugën e tij, më 5 shtator 2007. Për të mbërritur te finalja u zhvilluan 74 ndeshje. Për t'u vecuar është fakti se rezultatet 6 prej tyre u dhanë në tavolinë (2-0) për mos paraqitje të ekipeve mike.
TURI ELIMINATOR
Në turin e parë eliminator morën pjesë 16 ekipe të Kategorisë së Dytë: Cakrani, Egnatia, Policani, Pojani, Iliria, Domosdova, Butrinti, Clirimi, Përparimi, Korabi, Maliqi, Gramozi, Veleciku, Olimpik, Përmeti dhe Delvina. Tetë ciftet zhvilluan vetëm një ndeshje për të përcaktuar edhe tetë ekipet që do të kualifikoheshin në turin e dytë eliminator. E vecanta e turit të parë ishte mosparaqitja e Clirimit dhe Korabit, që humbën ndeshjet me Butrintin e Përparimin në tavolinë (2-0). Në turin e dytë (19 shtator 2007), ku u kualifikuan: Egnatia, Delvina, Pojani, Veleciku, Iliria, Maliqi, Butrinti, Përparimi, "sëmundja" e mosparaqitjes vazhdoi. Nga katër takimet e programuara u zhvillua vetëm një: Pojani-Veleciku 1-0. Tre takimet e tjera nuk u zhvilluan. Në ndeshjet Egnatia-Delvina, Iliria-Maliqi, Butrinti-Përparimi nuk u paraqitën respektivisht Delvina, Maliqi e Përparimi. Edhe në turin e tretë (26 shtator 2007) "tradita" e mosparaqitjes nuk pushoi. Iliria fitoi 4-1 me Pojanin, ndërsa Butrinti-Egnatia nuk u zhvillua pasi Egnatia e Rrogozhinës nuk u paraqit.
Kupa e 56-të e Shqipërisë
Turi i parë eliminator
5 shtator 2007
Cakrani - Egnatia 0-3
Policani - Pojani 1-2
Iliria - Domosdova 4-1
Butrinti – Clirimi 2-0*
(nuk u paraqit Clirimi)
Përparimi - Korabi 2-0*
(nuk u paraqit Korabi)
Maliqi - Gramozi 5-2
Veleciku - Olimpik 3-1
Përmeti - Delvina 1-1 (pen. 5-6)
Turi i dytë eliminator
19 shtator 2007
Egnatia – Delvina 2-0*
(nuk u paraqit Delvina)
Pojani - Veleciku 1-0
Iliria – Maliqi 2-0*
(nuk u paraqit Maliqi)
Butrinti – Përparimi 2-0*
(nuk u paraqit Përparimi)
Turi i tretë eliminator
26 shtator 2007
Iliria-Pojani 4-1
Butrinti-Egnatia 2-0*
(Egnatia nuk u paraqit)
TURI I PARË
Në turin e parë, në shortin e paracaktuar më parë u përfshinë 12 skuadrat e Kategorisë Superiore: Tirana, Dinamo, Partizani, Besa, Elbasani, Flamurtari, Vllaznia, Kastrioti, Shkumbini, Besëlidhja, Teuta dhe Skënderbeu. Kategoria e Dytë u përfaqësua nga 18 ekipe: Tepelena, Bylis, Skrapari, Tomori, ADA, Naftëtari, Burreli, Bilishti, Gramshi, Pogradeci, Turbina, Erzeni, Lushnja, Laci, Apolonia, Sopoti, Dajti. Kategoria e Dytë nga dy ekipe: Butrinti dhe Iliria. Spikasin fitoret e thella: Besëlidhja-Pogradeci 8-0, Elbasani-Tomori 7-2, Vllaznia-Naftëtari 6-1, Luftëtari-Gramshi 6-0, por dhe barazimi i Butriniti-Tirana 2-2 e Teuta-Iliria 1-1. Nga përballjet e 16 cifteve sigurisht që të kualifikuarat ishin 12 ekipet e Superligës dhe katër ekipe të Kategorisë së Dytë: Laci, Turbina, Apolonia e Luftëtari.
Turi i pare
28 nëntor/5 dhjetor 2007
Skënderbeu - Tepelena 1-0 (2-3)
Tirana - Butrinti 4-2 (2-2)
Besa - Bylis 3-0 (3-2)
Partizani - Skrapari 2-1 (2-0)
Elbasani - Tomori 7-2 (0-0)
Flamurtari - Ada 4-1 (0-2)
Vllaznia - Naftëtari 6-1 (3-2)
Kastrioti - Burreli 2-0 (2-3)
Shkumbini - Bilishti 3-1 (5-4)
Luftëtari - Gramshi 6-0 (0-2)
Besëlidhja - Pogradeci 8-0 (0-2)
Turbina - Erzeni 2-0 (1-1)
Lushnja - Laci 1-1 (1-3)
Apolonia - Sopoti 3-0 (1-2)
Dinamo - Dajti 3-1 (2-0)
TURI I DYTË
I zhvilluar me sistem vajte-ardhje tyri i dytë (13 dhe 27 shkurt 2008) solli edhe përplasjet e para serioze, ku spikasin edhe rezultate befasuese. Tirana barazon me Lacin në ndeshjen e parë 1-1, Partizani humbet në Korcë me Skënderbeun 1-0, Turbina baron me Turbinën në Cërrik 0-0, ndërsa Shkumbini fiton në Peqin 2-0 me Elbasanin. Ndeshjet e dyta sjellin surpriza. Elbasani fiton 3-0 me Shkumbinin e kualifikohet në cerekfinale (ndeshje e shoqëruar me tension jashtë fushës), Kastrioti eliminim Flamurtarin. Dinamo e Apolonia prodhojnë spektakël në fushën e kompleksit "Dinamo": 3-3, teksa ndeshja e parë në Fier ishte mbyllur 1-0 për blutë. Ndërsa Vllaznia i falet fitores në transfertë me Besëlidhjen, Partizani, Teuta e Besa mbyllin pa problem llogaritë me kundërshtarët e tyre: Skënderbeu (5-0), Turbinën (4-0), Luftëtarin (2-0).
Turi i Dytë
13/27 shkurt 2008
Laci-Tirana 1-1 (1-3)
Turbina-Teuta 0-0 (0-4)
Besëlidhja-Vllaznia 0-1 (0-0)
Skënderbeu-Partizani 1-0 (0-5)
Apolonia-Dinamo 0-1 (3-3)
Luftëtari-Besa 1-1 (0-2)
Shkumbini-Elbasani 2-0 (0-3)
Flamurtari-Kastrioti 1-1 (0-1)
TURI I TRETË
Tetë skuadrat janë nga më elitaret: Partizani (15 herë fitues i Kupës), Dinamo (13 herë), Tirana (13 herë), Vllaznia (5 herë). Teuta (3 herë), Elbasani (2 herë), Besa (1 herë) dhe Kastrioti. Ballafaqimi më i ashpër ishte ai Dinamo-Partizani, dy skuadra që edhe sot janë rivalet e mëdha për titull kampion. Dinamo fitoi ndeshjen e parë 3-1, ndërsa fundi i së dytës (0-0) prodhoi edhe një zënkë të madhe, në të cilën u përfshinë lojtarët dhe stafet teknike. Mesfushori i Partizanit, Devolli goditi me grusht trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, që solli edhe ndëshkimin me gjashtë muaj të futbollistit të Partizanit. Tirana, pas barazimit 1-1 me Kastriotin në ndeshjen e parë (edhe me Butrintin barazoi 2-2 në ndeshjen e parë, ashtu si dhe me Lacin 1-1) nuk pati asnjë problem në dytën (3-0). Vllaznia shkërmoqi Besën (5-1), pas ndeshjes së parë 2-2. Plot tension sportiv ishte dhe kualifikimi i Elbasanit me Teutën (2-2 në Elbasan, 3-2 në Durrës).
Turi i tretë
5/12 mars 2008
Kastrioti-Tirana 1-1 (0-3)
Elbasani-Teuta 2-2 (2-3)
Besa-Vllaznia 2-2 (1-5)
Dinamo-Partizani 3-1 (0-0)
TURI I KATËRT
Gjysmëfinalet e këtij edicioni do të mbahen mend gjatë. Jo vetëm për faktin se merrnin pjesë katër ekipe që së bashku kishin fituar 33 nga 68 kupat e zhvilluara, por për faktin se njëra prej cifteve gjysmëfinaliste prodhoi edhe turpin e këtij edicioni futbollistik. Vllaznia-Dinamo: 4-0 në Shkodër, 3-0 në Shijak. Në të dyja takimet Dinamo u paraqit me lojtarë të dorës së dytë, cka lehtësoi kualifikimin për herë të 12-të në finale të skuadrës shkodrane. Tirana e konsideroi të mbyllur cështjen e kualifikimit pasi fitoi ndeshjen e parë në "Ruzhdi Bizhuta" me rezultatin e pastër 3-0. Takimi i kthimit edhe pse konsiderohej një formalitet për bardheblutë, rezultoi të ishte gati një dështim: Elbasani fitoi 3-1 në kryeqytet.
Turi i katërt
9-23 prill 2008
Elbasani-Tirana 0-3 (3-1)
Vllaznia-Dinamo 4-0 (3-0)
FINALJA
Përballë njëra-tjetrës dy ekipet më të vjetra të Shqipërisë: Vllaznia e themeluar në vitin 1919 dhe Tirana e themeluar bnë vit më pas, 1920. Por shifrat flasin për skuadrën kryeqytetase: Tirana në finalen e 20-të. Vllaznia në të 12-n. 18 kupa së bashku: Tirana 13-herë fituese e Kupës, Vllaznia 5-herë. Tirana 6 finale të humbura, Vllaznia 7. Tri finale të luajtura midis tyre: të gjitha të fituara nga Tirana. Kjo e së mërkurës është e katërta. Kanë një të vecantë finalet midis këtyre dy ekipeve. Nëse ajo e vitit 2006 (në Lushnjë) u gjykua nga italiani Stefano Farina, kjo e vitit 2008 (në Elbasan) do të gjykohet nga gjermani Babat Rafati. Kush do të fitojë? Kapiteni i Vllaznisë, Armir Grima mendon se shanset në letër janë 50-50. Të njëjtin mendim ndan edhe Klodian Duro i Tiranë, autori i golit të vetëm në finalen e fundit midis tyre.
Finalja
7 maj
Vllaznia-Tirana
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
Ora 16:00
Gjyqtar: Babat Rafati (gjerman)