E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehatimi i Ballkanit (3)

Nga Morton Abramowitz & James Hooper
Ne besojme se parakushti thelbesor per procesin negociator Kosove-Serbi, qe nuk shpie ne destabilizim rajonal, eshte mirekuptimi midis SHBA’se dhe aleateve per nje marreveshje e cila i pershtatet ketyre parametrave:
1. Pranimi i Parimit te Helsinkit, sipas te cilit, ndryshimet e kufijve midis shteteve nuk mund te imponohen, por jane te pranueshme nese ekziston pajtueshmeria reciproke. Kjo do te parandalonte cdo tundim per ta vendosur ndarjen e Kosoves vetem sa per ta qetesuar Beogradin, por do ta linte deren hapur per nje shkembim territorial per te cilin te dyja palet do te pajtoheshin nese do t’i plotesonte nevojat e tyre dhe ta ndihmonte stabilizimin e marredhenieve.
2. Pajtueshmeri nga Serbia per ta lejuar Kosoven te anetaresohet ne Kombet e Bashkuara dhe gatishmeri nga Kosova per t’u pajtuar me kembenguljen e Serbise qe vendosja e marredhenie diplomatike me Kosoven te mos jete e detyrueshme aktualisht, pasi ajo eshte realitet i politikes serbe.
3. Perkushtim nga NATO per ta perfshire Kosoven ne Aleance, pas cfaredo zgjidhjeje te negociuar me Serbine. Kjo do t’i ndihmonte autoritetet per t’iu rezistuar tendencave irredentiste.
4. Forcimin e sigurise te Maqedonise, si nje police sigurimi kunder shperthimeve te papritura pas bisedimeve. Kjo nenkupton nje perpjekje te pergjithshme perendimore per te ndermjetesuar ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit me Greqine dhe anetaresimin e shpejte te Maqedonise ne NATO.
5. Nje verejtje e unifikuar dhe e qarte per Kryeministrin e Republikes Serbe, Milorad Dodik, se shkeputja nga Bosnja eshte krejtesisht e papranueshme, nga frika se ai do t’i pershkallezoje perpjekjet e tij dhe do te kaloje nga tentimi i dobesimit te Qeverise se Bosnjes ne nje iniciative te fuqishme per t’u ndare nga Bosnja dhe bashkuar me Serbine.
6. Qendrimi i forcave ushtarake perendimore ne nje nivel te caktuar ne Kosove, derisa te mos kete nje zgjidhje me te mire te marredhenieve midis Serbise dhe Kosoves.
7. Nje afat per kontrollin perendimor politik te Kosoves. Pa marre parasysh nese bisedimet kane sukses apo jo, viti 2012 duhet te jete fundi i marreveshjes per EULEX-in. Duhet te ekzistoje nje dispozite per ndihme te gjere teknike dhe ekonomike per Qeverine e Kosoves.
Nese bisedimet paraprake jozyrtare me serbet dhe kosovaret, ne nje kohe te pershtatshme, tregojne se marreveshja nuk ka gjasa te arrihet, Perendimi duhet ta ndale procesin perpara fillimit te bisedimeve formale qe rrisin pritshmerite dhe mund t’i bejne dem stabilitetit rajonal.
Nese serbet deshmojne se realisht nuk jane te interesuar ne nje marreveshje, Perendimi duhet te beje ate qe kurre nuk ka qene i pergatitur ta beje: ta vendose nen kontroll rajonin verior te Kosoves, te dominuar nga serbet. Beogradi duhet ta kuptojne se deshtimi per te arritur marreveshje do te thote se ai do ta humbe cfaredo shansi qe mund te kete ne negociata per ta rimarre Veriun. Pastaj, shtetet perendimore ngadale, por ne menyre te vendosur, do ta integronin pjesen veriore te Kosoves ne autoritetin qeverises te Prishtines, pavaresisht rezistences se dhunshme serbe, qe eshte e mundshme. Ne vertet besojme se nje veprim i tille duhet te behet para se te nisin negociatat - duke i arrestuar kreret e bandave politiko-kriminale serbe qe kontrollojne Veriun - per ta bere te qarte shqetesimin e Perendimit per ndarje, por e pranojme se eshte shume veshtire qe SHBA’ja dhe aleatet e saj te jene te prirur, ose te pajtohen, per ta bere nje veprim te tille, tash ose me vone. Kjo eshte per keqardhje.
Ne nuk jemi adhurues te medhenj te politikes aktuale te Perendimit ndaj Ballkanit, dhe nuk marrin asgje te gatshme ne lidhje me ate qe Perendimi ben atje. Nje Kosove e parehatuar mund te krijoje probleme per gjithe rajonin. Zgjidhja mund te mos jete e lehte, dhe situata mund te mbetet nje konflikt i ngrire. Ne te vertete, mund te mos kete negociata thelbesore. Por, nje zgjidhje do ta ndihmonte forcimin e kater shteteve te trazuara te ish-Jugosllavise, dhe mendimi i GJND-se e ofron nje mundesi te tille. Perendimi duhet ta perdore iniciativen per ceshtjen e Kosoves per te bere Bosnjen nje shtet me efektiv dhe per ta ndihmuar zgjerimin e integrimit shqiptar ne Maqedoni, duke vazhduar perpjekjet per zgjidhjen e ceshtjes se emrit te vendit.
* Morton Abramowitz eshte bashkepunetor i larte ne Century Foundation dhe ish udheheqes i Carnegie Endowment for International Peace.
James Hooper eshte drejtor menaxhues i organizates joqeveritare Public International Law and Policy Group, e cila ofron ndihme ligjore falas per shtetet dhe vendet e perfshira ne konflikte.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›