E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia sërish në grevë, mbyllet Akropoli

ATHINë- Akropoli, destinacioni kryesor turistik grek, është mbyllur mëngjesin e sotëm për katër orë radhazi, deri në mesditë, për shkak të një proteste të nëpunësve të Ministrisë së Kulturës të cilët kërkojnë pagat e prapambetura.
Sot protestojnë gjithashtu edhe punonjësit e administratave lokale për reformën e pensioneve. Protesta e tyre do të zgjasë tre orë.
Pasdite, për të njëjtën arsye, do ta ndërpresin punën për katër orë gjykatësit dhe prokurorët, ndërsa nesër do të manifestojnë agjentët e policisë, zjarrfikësit dhe roja bregdetare.
Një grevë kombëtare kundër reformës së pensioneve dhe të tregut të punës është thirrur më 15 korrik nga sindikata e sektorit publik, "Adedy". Në grevë do të marrin pjesë, për katër orë, edhe kontrollorët e fluturimeve të cilët do të paralizojnë trafikun ajror kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërsa linjat detare duhet të funksionojnë rregullisht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›