E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi i piste i Golemit Nga Milto Baka

Ulerima, te bertitura zecjerre, kenge bastarde dhe pa identitet, degjoheshin mbremjet e fundjaves ne lokalet e Golemit, deri pas ores 02:00 te mengjesit. Qindra e qindra qytetare, familjare, te moshuar dhe femije, torturoheshin, shqetesoheshin e shpresonin te vinte ora qe te gjenin sadopak qetesi.
Qindra e qindra mijera euro jane investuar per ndertimet ne Golem, qindra qytetare kane hedhur kursimet e tyre per te blere apartamente dhe te ndjejne kenaqesine e diteve te pushimeve, por s'eshte e thene. Komuna e Golemit, kunder ligjeve, kunder cdo ndjenje dhe edukate qytetare, ndoshta dhe per perfitime personale, u jep leje pronareve te lokaleve, te shkaterrojne nervat e qindra qytetareve pushues.
Do te bejme “nje turizem te nje lloji tjeter”, jane deklaratat bajate te titullareve qe bejne sikur e mbulojne kete fushe aq te shenjte per Shqiperine e shqiptaret, sepse mund te dale nje komunar bicimsez qe te vere ne dyshim vazhdimesine e investimeve dhe te zhvillimit te turizmit, kur ne Golem derdhen pambarimisht naten e diten mijera metro kub ujera te zeza, ku te mbyt era e keqe e fekaleve ne bregdet, e ne kanale midis pallateve, dhe lokaleve aq shume luksoze, kur infeksionet jane prezente kudo dhe prane tyre femijet qe perpiqen te gjejne kenaqesine e pushimeve.
Nese flasin per turizem, titullaret qe mbulojne kete fushe e qe gjejne ekrane sa here nderrojne ngjyrat e kravatave, le ta fillojne deklaraten nga Golemi, i mbytur ne ujera te zeza, ne plehra, ku nuk ka uje te pijshem, por duhet blere, ku te gjitha ndertimet jane me gropa septike, ku i tere bregu i detit eshte ndare ne parcela “private”. Le te shikojne gjendjen e rrugeve brenda per brenda, ku te mbyt pluhuri dhe balta.
Te vjen keq per ate mund e shpenzime kolosale qe eshte kryer per ta krijuar parkun e Golemit, por nese vazhdohet keshtu i rrezikuar nga ndotjet, veshtire se zhvillimi do te njohe rritje.
Le te kthehemi edhe nje here atje ku e nisem. Policia e Shtetit tashme me ligje dhe rregullore, ben sehir “sa te shkoje ora 02:00”, se komunarit i duhen miqte e ne mengjes ndoshta te mbledhin dhe rezultatet e orkestrave te xhirove te nates, ndersa per ate qe i ndodh pushuesve, pak i ben pershtypje.
E pra, si mund te kerkojme turizem kur te pakten ndotjen akustike nuk eliminojme, kur nuk mund te largojme ujerat e zeza nga vendi ku lahen njerezit, kur nuk mund te asfaltojme 100 apo 200 metra rruge, kur nuk mund te ndalojme as diten dhe as naten levizjen e automjeteve ne te gjitha mjediset e plazhit etj. etj.
Megjithate gjithcka mund te behet nese ka deshire e pergjegjesi per punen, por jo si ne komunen e Golemit, ku vetem per turizem nuk mund te flitet, kur kjo eshte ne dore te njerezve qe koha i ka lene ende, ne turizmin e 20 viteve te shkuara.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›