Falimentojnë prostitutat

12 muaj para se të fillonte turneu i organizuar nga FIFA, policia dhe grupet religjioze të vendit kanë parashikuar që do të ketë një shpërthim të shitjes së trupit të femrave gjatë kësaj ngjarjeje. Mirëpo, kjo gjë nuk duket se i ka mahnitur adhuruesit e futbollit, të cilët më shumë kanë pirë birra sesa kanë menduar për seksin.
Mediat kishin shkruar se rreth 40 mijë prostituta do të trafikoheshin gjatë kësaj ngjarjeje në këtë vend, duke shënuar kështu trafikimin më të madh të femrave në Afrikën e Jugut.
Megjithatë, sipas një taskforce për edukim seksual, që udhëhiqet nga Vivane Lalu, parashikimet e këtyre biznesmenëve ilegalë kanë dalë të gabueshme sepse ata nuk kanë fituar asgjë.
“Nëse flasim për prostitutat në Cape Town, për 10 ditë ato nuk kanë pas shumë punë dhe disa janë kthyer në vendin e tyre, ndërkaq vajzat kanë thënë se nuk kanë klientë të mjaftueshëm”, thotë ajo.
“Mendoj se kjo ka të bëjë me një metodë tonën që e kemi ndjekur ndaj këtij sektori joformal si tërësi, ku tregtarët kanë parë se nuk po kanë përfitime financiare nga kjo ngjarje. Të vetmet prostituta që kanë pasur punë deri tani janë disa që janë vendosur afër stadiumeve të Botërorit”, ka thënë ajo për gazetën “Irish Times”.
Në krahinën Gauteng, ku janë qytetet e mëdha Johannesburg dhe Pretoria, gjashtë prostituta kanë pasur përvojën e njëjtë, duke mos pasur asnjë klient për 10 ditë, shkruajnë gazetat afrikane.
Një prostitutë ka thënë për Pretoria News që turistët mendojnë se nuk ka nevojë për këtë gjë, sepse ata kanë ardhur shumica në shoqëri me vajza nga vendet që vinë. “Ne nuk kemi pasur fat. Paguhemi për këtë punë 440 euro në muaj, mirëpo nëse kemi punë do të kishim pagë deri në 4500 euro”, tha një prostitutë e cila nuk deshi të identifikohet me emër në gazetë.
Disa prostata janë ankuar se ka një prani të madhe të policisë, ndërkaq edhe moti i ftohtë ka ndikuar që ato të mos kenë punë. Disa të tjerë thonë se mysafirët u frikësohen marrëdhënieve pasi që kështu mund të marrin virusin HIV, sëmundje kjo që është më së shumti e përhapur në kontinentin afrikan.
Në të njëjtën kohë, dy vajza holandeze të cilat janë arrestuar se kanë bërë marketing për një firmë të palicencuar për Botëror gjatë ndeshjes në mes të Danimarkës dhe Holandës, janë liruar.
Barbara Castelein dhe Mirthe Nieuwpoort janë paraqitur para gjyqit dje dhe janë liruar, edhe pse ato ishin akuzuar se mund të dënoheshin me gjashtë muaj burg.
Ato ishin pjesë e tifozëve Tulipanë dhe kjo tregon më së miri se meshkujt kanë gjetur prehje në femra që kanë ardhur për kënaqësi në Botëror dhe nuk janë të interesuar për prostituta. Kështu që plani i tregtarëve të cilët synojnë fitime nga prostitucioni, ka dështuar me falimentim, ashtu sikurse dështuan bankat e Greqisë dhe vetë ekipi grek për të ecur tutje në Botëror.