E Diel, 1 Nëntor 2026

H1N1, “Tamiflu” do të jepet vetëm me rekomandim të mjekut

Ndërkohë, në rast të prekjes nga ky virus, trajtimi mjekësor është ai me antiviralin “Tamiflu”, i cili është shpërndarë tashmë në spitalet rajonalë për trajtimin e  për trajtimin e emergjencave të para.

“Por, Antivirali 'Tamiflu' nuk do të jepet veçse me rekomandimin e mjekut, sidomos atyre specialistë”, sqaroi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, sipas të cilit, kjo është e përcaktuar qartë dhe në protokollin e ISHP-së për virusin.

Në sistemin tonë shëndetësor aktualisht gjenden sasi të mjaftueshme “Tamiflu” për trajtimin e rreth 5 mijë qytetarëve, të prekur nga virusi A (H1N1), ndërkohë ky antiviral do të jepet vetëm me rekomandim të mjekut.

Krahas sasisë së disponueshme, Ministria e Shëndetësisë ka porositur dhe 10  mijë doza, të tjera të antiviralit “Tamiflu”. Ndërsa, MSH synon blerjen edhe të 10 mijë dozave të tjera për të qenë të sigurtë në rast përhapje të virusit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›