E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS-së për Beratin

Sipas vendimit të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, kërkesa e Partisë Socialiste ishte e pa vlefshme dhe e pa bazuar në ligj. Gjithashtu, ky kolegj ka rrëzuar edhe kërkesën e lëvizjes G99. Objekt i dy ankesave është kontestimi i vendimit të KQZ-së  lidhur me tabelën përmbledhëse të rezultateve të këtij qarku, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave të pavlefshme.

PS-ja kërkoi rivlerësim të votave në KZAZ-në, 1, 2 dhe 3 në Qarkun e Beratit. Të njëjtën kërkesë bëri edhe Lëvizja G99.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›