E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje gjyq pa prova per gazetarine

U mendova relativisht gjate perpara se t'i hidhja ne leter keto radhe, nese me takonte ose jo, te hyja ne nje debat mbi nivelin ose profesionalizmin e gazetarise ne Kosove. Po bej gati nje vit qe thuajse jetoj krejtesisht ne Prishtine dhe si gazetar me afro 20 vjet pervoje nuk mund te jem indiferent ndaj temave qe kane te bejne me profesionin tone. Per me teper, ky eshte nje debat i perditshem edhe ne televizionin Klan Kosova, te cilin drejtoj. Kjo ishte arsyeja qe vendosa te them dicka. Ndersa si shkak, sherbeu nje shkrim i publicistit Enver Robelli, ne "Koha Ditore".

E lexova kete shkrim shpejt, nervi i autorit ma imponoi kete, dhe me pas iu riktheva per se dyti. Enveri ngrite nje shqetesim te drejte ne paragrafin e pare, qe e niste me nje citat ose thenie se "ne ate vend ku gazetaret dhe politikanet i kane punet shume mire, aty nuk ka demokraci te mirefillte". Jam dakord me thenien, ashtu si dhe me shume thenie te tjera, me te cilat shkrimi ishte i mbushur plot: Gazetaret duhet te thone te verteten, te kene kurajo, te mos shiten, te mos blihen, te mos behen prostituta, te mbrojne parimet profesionale, etiken, etj. Kush mund te jete kunder parimeve te tilla? Te pakten, publikisht - jo.

Mirepo, Enver Robelli thote se ne praktike, ne Kosove, eshte krejt ndryshe. Si eshte puna ne Kosove, pyet ai dhe vijon te jape pergjigje. Tabloja eshte katastrofike.

Mund te jete vertet e tille, por shkrimi nuk ngjan aspak bindes. Autori ben pikerisht ate per te cilen kritikon gazetaret kosovare: shkruan pa fakte dhe pa emra konkrete. Per mendimin tim, nuk eshte profesionale te futesh ne nje thes te gjitha gazetat, te gjitha televizionet, te gjithe gazetaret dhe publicistet. Ne cfaredo pozite te larte, ideale dhe principiale ta vendosesh veten, nuk mund t'i gjykosh gjithe te tjeret njelloj. Te thuash se "nje gazetar serioz nuk mund te blihet e shitet si mall ne pazar" ke thene dicka qe dihet, ose, me mire, nuk ke thene asgje. Te thuash se ky gazetar me kete emer, kjo gazete me kete titull, ose ky televizion, po shitet si mall ne pazar, atehere ke thene nje gje. Ne krejt shkrimin e Robellit permendet vetem emri i Radiotelevizionit Publik te Kosoves, si shembull i nderhyrjes se politikes dhe kjo besoj vetem per faktin se shpina e RTK mban, se Zatriqi nuk para kthen pergjigje, se ne fund te fundit RTK-se i bien te gjithe dhe nuk ka rrezik per kundergoditje.

Por, a eshte ky shembulli i vetem konkret dhe perse ne shkrim nuk sillen shembuj te tjere?

Ndoshta gaboj, por me duket se autori nuk permend shembuj te tjere konkrete se i druhet pikerisht reagimit qe mund te pasoje. Nuk di sa e ndershme eshte te thuash qe gazetaria ne Kosove po degradon, se gazetaret po korruptohen, po shiten per nje qofte, se ne "shumicen e medieve mbreteron nje kanibalizem i pashoq ne rajon" dhe se "disiplinen mbreterore te gazetarise nuk e zoteron gati askush nga gazetaret ne Kosove" dhe ne te njejten kohe te mos permendesh emra ose raste konkrete.

Jane perfundime shume te renda qe mund te qendrojne ose te mbeshtetura ne prova dhe fakte te cituara si te tilla, ose ne ndonje studim qe po ashtu, me prova, verteton nje gje te tille.

Vetem profili i RTK nuk mjafton per te pikturuar gjithe nje peizazh te tille mediatik.

Perse nuk i permend Robelli rastet qe e kane cuar ne nje shkrim-reagim kaq te ashper, gati te pameshirshem, per gazetarine ne Kosove? Pse nuk thote kush jane gazetaret, gazetat, TV, qe po kercenojne te komprometojne profesionin tone?

Une nuk i di arsyet, por them se nje debat i vertete nuk mund te hapet dhe te zhvillohet duke folur e gjykuar per se larti. Duke akuzuar te gjithe dhe kedo, pa permendur raste tipike te cilat duhen provuar dhe argumentuar. Perndryshe, edhe nje debat kaq i rendesishem perfundon si "analize me Hasanin dhe Hysenin", mbushur me citate dhe perkufizime per gazetarine, por pa asnje ballafaqim konkret e kurajoz.

Kam nje mendim ndryshe nga Enver Robelli. Sigurisht qe e ndjej se pushteti po perpiqet ketu, si kudo, ta kontrolloje dhe ta komprometoje median. Shume here edhe ia ka dale dhe ky eshte nje sinjal alarmi per ne.

Por, nuk mund te them se ai e ka fituar betejen, se mediat ne Kosove po marrin fund, se askush nga gazetaret nuk di te shkruaje dhe se ata jane shnderruar te gjithe ne mall pazari. Une kam pak kohe ne Kosove, por kam njohur shume njerez qe me kane bere te ndihem mire qe ndaj te njejtin profesion me ta.

* Drejtor i Televizionit Klan Kosova


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›