Shqiptaret marrin ilace kafshesh

Ne Shqiperi perdoren ende medikamente per kurim njerezor, kur ne vendet e Evropes ato tashme u jepen vetem kafsheve. Keshilltari i Ministrise se Shendetesise ka pranuar para medieve, se kjo ndodh per shkak te varferise ne llojet e barnave. "Ajo qe do te theksoja eshte varferia e tregut farmaceutik shqiptar. Ne vendet e Bashkimit Evropian qarkullojne me shume medikamente dhe keto, pse te mos qarkullojne edhe tek ne. Per shembull, klorafenikoli ne tregun evropian, nuk perdoret me per njerezit, ai eshte ne perdorim vetem ne tregun veterinar", ka pohuar Elvis Kena, keshilltar farmaceutik ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, ne vendin tone futen 1.900 lloje medikamentesh nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Evropian eshte me i madh.
Tregu
Ne Shqiperi, hyjne 3 deri ne 4 here me pak, tipe ilacesh se ne shtetet e Bashkimit Evropian. Sipas eksperteve kjo si pasoje e mungeses se konkurrences dhe nje marketingu te mire, per te blere alternativa te ndryshme me cmimet te uleta. "Varferia eshte nje faktor kryesor, sipas shikimit tim me produkte farmaceutike dhe duhet punuar me kete drejtim per te lehtesuar sa me shume, ato regjistrime te medikamenteve qe qarkullojne ne BE. Eshte e nevojshme qe keto te qarkullojne edhe tek ne", eshte shprehur Kena. Por, nje problem tjeter ne tregun shqiptar eshte edhe dhenia e medikamenteve pa recete dhe per kete arsye Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave, eshte duke ushtruar nje inspektim. "Ka nje tendence nga popullsia per perdorimin e barnave pa recete, por ka edhe nje tendence nga ana e farmacisteve te cilet japin barna pa receten e mjekut. Ne kemi filluar kontrollet pasi ne shume raste eshte konstatuar se nje pjese e farmacisteve japin antibiotiket te cilet jane kategorikisht te ndaluar te jepen pa receten e mjekut", ka pohuar drejtori i Qendres Kombetare te Barnave, Besnik Jakaj. Sipas tij, vendosja e pulles se dyfishte, pritet te vere nen kontroll te gjitha medikamentet qe ne menyre abuzive jepen nga farmacisti pa recete.
Konsumi
Por pavaresisht se kane pak lloje ilacesh, shqiptaret jane nje nga shtetet qe konsumojne me shume medikamente. Ne nje vit plot 42 milione paketime. Ne nje studim te kryer pak kohe me pare per sa i perket shpenzimeve qe ben vendi yne per medikamente, me mesataren evropiane, tregon se Shqiperia kerkon t`i zgjidhe problemet shendetesore me se shumti permes medikamenteve. Sipas te dhenave rezulton se 32 per qind te shpenzimeve te pergjithshme per kujdesin shendetesor, shkojne per barnat. Mesatarja e vendeve te Bashkimit Evropian eshte 14 per qind, ndersa ne Amerike 12 per qind. Jane vete pacientet te cilet kerkojne ato lloj te alternativave te cilet i kane degjuar apo rekomanduar miqte e tyre si dhe farmacistet. "Shqiptaret shihen si konsumatoret me te medhenj te ilaceve dhe te alternativave me te renda te tyre. Nese behet nje krahasim me vendet Evropiane nje recete permban 1 deri ne 2 barna per nje diagnoze te caktuar, ne Shqiperi ky numer disa fishohet" thuhet ne kete studim. Sipas te dhenave, mesatarisht mjeket shqiptare japin 4-5 barna per cdo recete. Ekspertet e huaj theksojne se problemi nuk eshte nga ana financiare, por nga ajo shendetesore per shkak te problemeve anesore qe shkaktojne keto medikamente.