Tirane, gjendet te Liqeni automatiku i "krimeve"
Arma është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka shkuar dhe ua ka dorëzuar ushtarëve të Gardës së Republikës. Arma dyshohet se ka kryer qitje. Dyshimet qëndrojnë për krimet e ndodhura përreth zonës së Liqenit Artificial
TIRANE- Gjendet në Liqenin Artificial të Tiranës një armë automatike e dyshuar si e përdorur në krime të ndodhura në kryeqytet. Arma është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka shkuar dhe ua ka dorëzuar ushtarëve të Gardës së Republikës, të cilët qëndrojnë me shërbim në Komandën e kësaj Force të Armatosur. Sipas burimeve pranë Gardës së Republikës, nga ana e saj është bërë njoftimi i Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ekspertë të kriminalistikës dhe oficerë të hetimit të krimeve të Drejtorisë së bashku me oficerë të Komisariatit numër 2, kanë marrë në dorëzim armën. Arma dyshohet se ka kryer qitje, dhe se mund të ketë disa muaj që ishte hedhur në liqen. Oficerët e policisë kanë regjistruar gjithçka në procesverbalin përkatës. Arma mësohet se është dërguar për ekspertizë në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës, në Ministrinë e Brendshme. Fillimisht, armës do i kryhet ekspertiza balistike për të zbuluar nëse është përdorur në ndonjë krim të regjistruar nga policia, apo në cilën nga ngjarjet e ndodhura ajo është zbrazur. Dyshimet më të forta qëndrojnë për krimet e ndodhura përreth zonës së Liqenit Artificial, ku autori mendohet të jetë "çliruar" nga arma.
(d.bGSH/BalkanWeb)