E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reichel: Kosova drejt dialogut për liberalizimn e vizave

PRISHTINË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, tha sot se "pas misionit vlerësues të Bashkimit Europian në Kosovë me qëllim monitorimin e progresit të arritur, Gjermania vlerëson se të gjitha parakushtet për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave janë përmbushur".

"Në këtë drejtim, Gjermania do të bëjë shumë të qartë pozitën e saj në kuadër të Bashkimit Europian, dhe njëkohësisht jemi të sigurt që do të jemi në gjendje të bindim të gjithë anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian që dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën duhet të fillojë sa më shpejt", citohet ambasadori gjerman pas në një komunikatë për media të Ministrisë së Integrimit Evropian, pas një takimi me ministren Vlora Çitaku.

Ministrja Çitaku tha se "ky është lajmi më i mirë gjatë këtij viti sepse Kosova ka punuar shumë për përmbushjen e te gjitha kritereve për fillimin e procesit te liberalizimit të vizave”.

"Realisht na është dashur te punojmë intensivisht me riintegrimin e personave te riatdhesuar sepse ky ka qenë kriteri kryesor të cilin është dashur ta përmbushim për të avancuar në këtë drejtim", shtoi ajo. Ministrja Çitaku rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për arritjen e standardeve evropiane për liberalizimin e vizave dhe proceset e tjera të integrimit evropian.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›