E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etika e medias shqiptare diskutim ne Diten Nderkombetare

Perfaqesues te mediave shqiptare diskutuan sot probleme te shtypit te Tiranes ne Diten Nderkombetare te Etikes se Medias. Kryetari i Zyres se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Volfart deklaroi se eshte detyre e shtetit qe te krijoje kushte te favorshme qe mediat te raportojne te lira dhe te pavarura. Ambasadori Volfart tha ne konferencen e organizuar per Diten Nderkombetare te Etikes se Medias se shteti nuk duhet te nderhyje ne permbajtjen editoriale te mediave.

OSBE u beri sot thirrje institucioneve shteterore shqiptare qe te mbeshtesin median per te raportuar ne menyre te lire dhe te pavarur. Kryetari i zyres se OSBE-se ne Tirane ambasadori Eugen Volfart deklaroi sot ne nje takim me perfaqesues te medias shqiptare se gazetaret duhet te japin informacion te vertete te sakte dhe te paanshem. Ai i beri keto komente ne nje konference te organizuar nga Albanian University me rastin e Dites Nderkombetare te Etikes ne Media.

shte detyre e shtetit  - tha ambasadori Volfart - te pergatise dhe te krijoje kushtet qe media te raportoje lirisht ku perfshihet edhe siguria qe kontratat e punesimit te zbatohen nga pronaret e mediave. Por shteti - theksoi ai - nuk duhet te nderhyje ne permbajtjen editoriale te medias nen masken e rregullimit te biznesit. Problemet qe lindin nga liria e medias  - tha ambasadori Volfart - mund te zgjidhen permes nje lirie edhe me te madhe te medias.

OSBE po ndihmon dhe eshte e gatshme qe te mbeshtese me tej perpjekjet per lirine e medias ne Shqiperi. Ambasadori Volfart tha se media duhet te jete e lire nga cdo nderhyrje politike dhe ekonomike gjate punes se saj per te informuar publikun. Por gazetaret duhet te clirohen nga frika dhe lakmia. Ata e kane per detyre te jene besnike ndaj pergjegjesive profesionale duke respektuar parimet e saktesise korrektesise dhe objektivitetit. Sipas tij bota ndodhet ne nje udhekryq kur perparimet teknologjike po perdoren per te shkelur parimet baze te etikes se medias si mbrojtja e jetes private. Tani ne kemi nevoje me shume se kurre per nje media te lire te pavarur dhe te pergjegjshme qe jo vetem te na informoje por edhe te ndihmoje njerezit te dallojne te drejten nga e gabuara - tha ambasadori Volfart.

Ndersa drejtori i Institutit Shqiptar te Medias Remzi Lani terhoqi vemendjen per vonesat ne reformimin e ligjeve per shtypin. Ai tha se Shqiperia ka mbetur shume prapa nga vendet e tjera te rajonit ne pershtatjen e ligjeve te kesaj fushe. Ne kemi nevoje per nje reforme teresore legjislative te medias. Nevojitet hartimi i nje ligji serioz te standarteve europiane per median elektronike miratimin e amendamenteve te propozura per ligjin e deformacionit miratimin e amendamenteve te propozuara per ligjin e aksesit te informacionit si dhe miratimin e strategjise per kalimin ne dixhital. Deri para pese vjeteve Shqiperia ishte vendi me legjislacionin  e medias me te perparuar ne rajon por sot ka legjislacionin e medias me te vjeterruar ne rajon. Te tjeret kane ecur perpara ne kemi mbetur ne vend - tha ai.

Zoti Lani trajtoi edhe problemin e strukturave vetrregulluese qe mungojne ne komunitetin e mediave dhe gazetareve shqiptare.  Kur flasim per etiken sigurisht flasim per kodet e etikes dhe ne i kemi ato. Ato sigurisht kane nevoje te aktualizohen. Se dyti flasim per veterregullimin dhe ketu na duhet te pranojme se ketu kemi deshtuar. Por nuk jemi te vetmit. Asnje vend i rajonit pervec Bosnjes dhe Kosoves nuk ka arritur ende te kete institucione funksionale te veterregullimit. Kjo nuk do te thote aspak qe duhet te heqim dore por debatin mbi veterregullimin duhet ta inkurajojme dhe cojme me tej - tha zoti Lani.

Mediat shqiptare karakterizohen nga shkelje te shumta etikes profesionale ndonese investojne perhere e me shume ne teknologjite e reja. Takimi i sotem ne diten nderkombetare te etikes ne media ishte nje rast per te trajtuar veshtiresite e mediave shqiptare edhe nga kjo pikepamje krahas presioneve dhe kufizimeve qe ato kane ne veprimtarine e perditshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›