Shisnin ilaçet e QSUT-së, pranga 2 mjekëve e farmacistes
TIRANË-Shisnin barnat e spitaleve ne QSUT duke perfituar shuma te medha parash. Kjo është arsyeja pse Task Force e anti krimit financiar në Policinë e Tiranës ka vënë në pranga 3 punonjës të shendetësisë.
Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça deklaroi sot në një konferencë për shtyp se me anë të operacionit të koduar me emrin “Klekson” u bë i mundur arrestimi i shtetasve Andonaq Zili 38 vjeç, Nikoll Koleci 43 vjeç, doktor në spitalin Onkologjik dhe Jetmira Koleci me profesionin farmaciste në Farmacinë e Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).
Sipas policisë tre të arrestuarit pasi vidhnin barnat qe ishin të destinuara për spitalet, konkretisht pacientët që trajtoheshin falas me barna ne pavionet e spitaleve dhe i shisnin ato duke përfituar shuma parash.
Gjithashtu mësohet se mjeku Nikoll Koleci duke u deklaruar se ilacet mungonin i detyronte pacientët e spitalit të blinin ilaçet në farmaci të ndryshme në Tiranë ku ai i kishte treguar ilacet e vjedhura.
"Këta persona pasi vidhnin medikamentet, të cilat ishin për përdorim të brendshëm të spitalit dhe me vulën përkatëse ndalohej shitja e tyre, detyronin pacientet që ndodheshin të shtruar në spital të blinin medikamente tek farmacitë pranë qendrës Spitalore "Nënë Tereza", theksoi Muça.
Në cilësinë e provës materiale u sekustruan dy automjete, të cilat shërbenin për shpërndarjen dhe transportimin e medikamenteeve të vjedhura dhe një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore, që arrijnë vlerën 60 mijë euro, të cilat u gjetën në banesën e Nikoll Kolecit të vendosura në një ambient garazhi në kushte jo të përshtatshme për ruajtjen e tyre.
Muça u shpreh se, "strukturat e hetimit të policisë së kryeqytetit po punojnë intensivisht për prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë, që merreshim me këtë aktivitet të paligjshëm".
Reagon kontrolli i barnave ne QSUT
Drejtori i qendrës së kontrollit të barnave në QSUT, Besnik Jakaj theksoi se ilacet me pullë që ishin për përdorim spitalor janë shitur në farmaci të ndryshme duke shkaktuar mungesa zë ilaceve në spitale.
Jakaj theksoi se inspektorët e qendrës së kontrollit të barnave punuan së bashku me policinë për të evidentuar raste duke mundësuar kështu dhe arrestimin e 3 personave të lartpërmendur që keqpërdornin detyrën për përfitime personale.
Jakaj theksoi sot se janë marrë rreth 50 llojë produkte ilaces që duhej të ishin përdorur për pacientët në spital, duke detyruar këta të fundit ti blinin në farmaci.
Vlera e ilaceve të marra sipas tij është rreth 30 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që inspektoriti i kontrollit të barnave do të ndërmarrë kontrolle të rrepa në spitale për të verifikuar kodet e sigurisë së barnave.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Shisnin ilacet e QSUT-së, pranga 2 mjekëve e farmacistes