Shqiperi Gjykata e Larte rrezon kerkesen e Prokurorise per ndryshimin e eksperteve
Ne Shqiperi Gjykata e Larte rrezoi sot kerkesen e Prokurorise per perjashtimin e eksperteve te caktuar per videon mbi te cilen eshte ngrutur procesi gjyqesor ndaj ish zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem Ilir Meta i akuzuar per korrupsion.
Sipas prokuroreve te tre ekspertet e zgjedhur nuk kane njohurite e duhura per te kryer ekspertimin qe kerkohet nga gjykata. Edhe ne kurrikulumet e paraqitura prej tyre prane gjykates nuk konstatohet qe ata te kene kryer me pare ekspertime te tilla apo te kene licencat e posacme.
Por trupi gjykues i mbledhur me pas nuk e pranoi kete kerkese dhe vijoi me caktimin e detyrave qe duhet te realizojne ekspertet qe nga autenticiteti i videos vertetesia e bisedes dhe aspekte te tjera teknike. Prokuoret shfaqen shqetesim per faktin se ne oren kamera me te cilen eshte regjistruar video ndodhte edhe nje material tjeter filmik qe eshte pjese e procesit ndaj ish ministrit te ekonomise Dritan Prifti dhe kerkuan qe ajo te mos u jepej eksperteve por serish gjykata e rrezoi edhe kete kerkese.
Vleresimi i eksperteve shqiptare do te jete vendimtar per ecuirine e procesit ndaj zotit Meta i cili ka kembengulur ne variantin se materiali video eshte manipuluar. Dy eksperte te huaj e kishin vleresuar me pare si autentike videon dhe permbajtjen e saj.