E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reichel: Marrëveshja, kontribut për normalizimin e gjendjes në veri.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
 

“E përshëndes fuqishëm marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik për menaxhimin e integruar të kufirit. Kjo marrëveshje e bën të padiskutueshme të drejtën e Kosovës për të dërguar nëpunës kufitarë edhe në veri të vendit”, thuhet në deklaratën e ambasadorit Reichel.
 

Sipas Reichel, nëse marrëveshja zbatohet atëherë ajo do të jepte një kontribut të rëndësishëm për normalizimin e gjendjes në veri. Ai më tej e ka theksuar se ekipi negociator i Kosovës meriton mirënjohje për zhvillim efektiv dhe pragmatik të bisedimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›