Hakerat serbë vendosin flamurin serb në faqen e Postës Shqiptare

Hekerat serbë sulmuan faqen zyrtare të Postës Shqiptare, pikërisht në 99-vjetorin e themelimit të Postës. Në faqen zyrtare në internet të Postës është shfaqur flamuri serb, dhe mbi të është shprehja “Kosova është Serbi”. Nëse klikohet në adresën e faqes zyrtare të postës, automatikisht dëgjohen këngë patriotike sllave. Kjo vjen pasi situate në Veri të Kosovës ka qenë e tensionuar ditët e fundit, por edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për kufijtë e integruar mes Serbisë e Kosovës, gjë që acaroi nacionalistët serb.