E Diel, 1 Nëntor 2026

IFAB, Jo përdorimit të moviolës në fushat e lojës

Futbolli “modern” FIFA refuzon teknologjinë: Gabimet janë bukuria e lojës

FIFA refuzon edhe një herë përdorimin e teknologjive të reja në futboll, duke përjashtuar idenë e shfrytëzimit të moviolës në fusha. “Propozimi për teknologjitë e reja është hedhur poshtë për një periudhë afatgjatë. Vendimet e diskutueshme janë një prej bukurive që ofron ky sport”, deklaroi në Zyrih, sekretari i përgjithshëm i Bordit Ndërkombëtar të Asociacioneve të Futbollit, Zherom Valke. IFAB, i krijuar më 1886-n, ku përfshihen federatat e Anglisë, Skocisë, Uellsit e Irlandës, bashkë me FIFA-n (që ka 4 vota), është i vetmi organizëm që mund të ndryshojë rregullat e futbollit. Për të aprovuar rregulla të reja, nevojiten 3/4 e votave: pra 6 vota nga 8. Ndërkohë, diskutimet për dy gjyqtarët shtesë të zonës, rolin e arbitrit të katërt dhe kartonin e kuq plus penallti u shtynë për Asamblenë e Përgjithshme, që do të zhvillohet më 18 maj. Pas kërkesës së skocezëve, u modifikua rregulli 5: mjekëve do t’i lejohet hyrja në fushë për t’i ardhur në ndihmë një lojtari të dëmtuar, pas përplasjes me një shok skuadre.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›