E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Hemilton: Rivalët e mi janë Alonso, Shumi e Baton

Formula 1 Piloti i MekLaren flet rreth favoritëve për titull

Luis Hemilton beson se rivali i tij më i madh për titullin e kampionit në Botërorin 2010 të Formula 1 do të jetë ferraristi Fernando Alonso. Kur mungojnë vetëm shtatë ditë nga fillimi i sezonit të ri, ku gara e parë e kalendarit është çmimi i Madh i Bahreinit, britaniku ka bërë një analizë paraprake të asaj që pritet të ndodhë në “cirkus”. “Fernando është një pilot fantastik dhe ka një makinë shumë të mirë”, deklaroi piloti i parë i MekLarenit për të përditshmen spanjolle, “Marca”. Hemilton mendon se edhe Mikael Shumaker dhe Xhenson Baton do të jenë pretendentë për titullin, duke i përfshirë edhe ata në “listën e armiqve”. 25-vjeçari tha se 7 herë kampioni i botës, i cili iu rikthye karrierës si pilot në timonin e Mercedes GP “është një legjendë sportive, pavarësisht faktit se në këto momente ai nuk mund të cilësohet si një prej pilotëve më të mirë në Formula 1”. Hemilton shpreson të rifitojë titullin kampion, pasi në sezonin 2009 humbi duelin me bashkatdhetarin dhe tashmë shokun e skuadrës, Baton.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›