E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, nën presion të madh

TIRANE-Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka mbrojtur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk është i lumtur tek kampioni spanjoll.

Portugezi akuzohet se e ka shfaqur pakënaqësinë, për shkak se kërkon rrogë më të mirë, por ndryshe mendon Laporta.

“Të gjithë mbështeten tek ai. Duhet ta kuptojmë sepse është nën presion të madh dhe ai është njeri. Ne të gjithë ndikohemi nga gjithçka na rrethon. Edhe mua më ka ndodhur një gjë e tillë në të kaluarën. Më e rëndësishmja është se ai e tha atë që e ndiente. Ronaldo është profesionist, ndërsa tani i takon Realit ta bëjë të lumtur”, tha Laporta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›