E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina:Liverpooli nuk fiton dot titullin


Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se Redsat janë të dobët kështu si janë për të sfiduar titullin e Ligës Premier.

Liverpooli këtë sezon madje është edhe larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe Reina 'mezi' pret që sezoni të përfundojë dhe ekipi të rindërtohet.

"Ne ende nuk mund të synojmë të fitojmë Ligën Premier ose një titull të madh. Andaj duhet të përpiqemi të ndërtojmë një ekip më të mirë dhe të përpiqemi të jemi më afër kreut të tabelës dhe të jemi më garues".

"Nuk e di zgjidhjen. Nuk jam menaxher ose një i cili merret me transferime ose që harxhon para. Por ne duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje. Nuk mund të jemi të kënaqur. Sezoni tashmë është gati i përfunduar", ka thënë Reina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›