E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja vullkanike lë mijëra pasagjerë në aeroporte

BA, KLM, Aer Lingus dhe Easyjet janë në mesin e linjave ajrore që kanë anuluar fluturime për dhe nga Skocia.

Por, Rayanair ka kundërshtuar urdhrin e zyrtarëve për anulimin e fluturimeve për dhe nga Edinburgu, Glasgou dhe Arebedeb për arsye sigurie.

Zyra meteorologjike theksoi se tymi i vullkanit “Grimsvotn”  tashmë ka mbërritur në Skocinë Veriore dhe do të përhapet në Uells, Anglinë Veriore dhe Irlandën e Veriut nga mesi i ditës së sotme.

Ndërkohë një zëdhënës i Bashkimit Evropian theksoi se reja aktuale ishte qetësisht më pak e rrezikshme se reja e vullkanit “Eyjafjallajokull”. Reja e “Eyjafjallajokull”-it shkaktoi mbylljen më të rëndë të hapësirës ajrore në botë që prej Luftës së Dytë Botërore, me më shumë se 10 mijë fluturime të anuluara./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-24 09:42
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›