Reklamat e dikurshme që sot do terrorizonin shumëkënd (FOTO)
Ato sot janë thellësisht të papranueshme, por dikur ishin reklama krejtësisht të pranueshme. Në njërën prej tyre thuhet se pirja e duhanit është e shëndetshme, në një tjetër sugjerohet që ti japësh bebes për të pirë Coca Cola. Madje njëra shkon më larg kur sugjeron kokainë për të mposhtur dhimbjen e dhëmbëve.
Në një poster të viteve 70 lexohet: Lëshojani tymin asaj në fytyrë dhe do u ndjekë nga pas kudo.
Kurse në një reklamë të vitit 1959 në revistën Esquire thuhet: Meshkujt janë më të mirë se femrat.
Në një tjetër reklamë për vitaminat Kelloggs thuhet: Sa më shumë të punojë një grua, aq më e bukur duket. Në një tjetër shfaqet një grua e lumtur se po merr si dhurata për Krishtlindje një fshesë korrenti.
Kurse reklama e kokainës i përket vitit 1885. Ajo sugjerohej për fëmijët. Kokaina shitej në SHBA deri në vitin 1914.





