Rekord financimesh për Obamën

”Ky është muaji më i mirë që prej fillimit të fushatës”, konfirmoi menaxheri i përgjithshëm i ekipit zgjedhor të Obamës, Jim Messina.
Ende nuk janë publikuar të dhënat për financimet që arriti të grumbullonte republikani Mitt Romney gjatë shtatorit.
Pasi Romney udhëhoqi në fondet e grumbulluara më parë gjatë vitit, Obama e kaloi në gusht dhe supozohet se gjithashtu në shtator u arrit një avantazh i konsiderueshëm.
Sipas Messinës, shuma prej 181 milionë dollarësh u grumbullua nga donacionet e 1,8 milionë amerikanëve, me një të tretën prej tyre që kanë paguar për herë të parë.
Sipas agjensisë “Reuters”, ndonëse shifra e grumbulluar nga Obama është më e larta e regjistruar deri tani, ajo mbetet lehtësisht inferiore nga shtatori i katër viteve më parë, kur Obama arriti të tërhiqte 191 milionë dollarë financime.